MBI FYTYRëN E GURËVE – poezi nga Zef Mulaj

0
48

Dr. Zef Mulaj
Poezi

MBI FYTYRëN E GURËVE

E shkruam tregimin
Mbetun për gjysëm
Diku larg syve të dashurisë.
Burgosur në mendimin e frikshëm
Rreth flakës që
Marrin majat e shtigjeve
Të mendimit njerëzor,
Në kufirin e kohës
Përplasur me fytyrën e gurit
Krahët e ahishtes alpine.
Mbi trungjet e lisave të djegur
Shkruam tregimin
Mori flakë pylli i aheve
Shekullore e malet u bënë lumenj
Penë thëngjinjet e drurëve.
Mbi fytyrën e gurëve
Tregimi…