Namik Dokle: Ja gjashtë kushtet për një qeverisje të mirë

0
41

TemA, 5 Korrik 2013

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, deputeti Namik Dokle, në një postim në rrjetin social, Facebook, shkruan se janë gjashtë kushte për një qeverisje të mirë.

Mes kushteve është ai për një qeverisje të ndershme dhe transparente, por edhe një qeverisje të vogël, profesionale dhe dixhitale.

“Gjashtë kushte për një qeverisje të mirë… Unë po jap një mendim, ju mund të shtoni mendimet tuaja. Do të thosha, pra, se për të garantuar një qeverisje të mirë do të duhej:

1. Qeveri që kushton pak…, çka do të thotë të reduktosh ato shpenzime që nuk shtojnë vlera në përfitim të shoqërisë.

2. Qeveri e ndershme dhe transparente…, çka do të thotë të rikthesh besimin e publikut në qeverinë e vet.

3. Qeveri cilësore…, çka do të thotë të plotësosh kënaqshëm pritshmëritë e njerëzve për shërbimet që u nevojiten.

4. Qeveri profesionale…, çka do të thotë të tërheqësh dhe të motivosh gratë dhe burrat më të mirë në shërbimet publike.

5. Qeveri dixhitale…, që të bësh të mundur që çdo qytetar të ketë akses në shërbimet dhe informacionin që qeveria ofron.

6. Qeveri funksionale…, që garanton ndaj qytetarit shërbim publik të lehtë, të shpejtë dhe të sigurt. Edhe më shumë se kaq!!!” shkruan Dokle./ep