PROMOVOHEN NE INSTITUTIN ALBANOLOGJIK TE PRISHTINES DHJETE VELLIMET E SERISE MONOGRAFIKE “MJEDA”, VEPER E STUDIUESIT MENTOR QUKU

0
66

GJIN MUSA, gazetar

Instituti Albanologjik i Prishtinës është afirmuar tanimë për promovimin e studimeve dhe të veprave më të spikatura të letërsisë shqipe bashkëkohore dhe asaj të traditës. Në këtë kuadër, më 28 qershor të këtij viti, ditë e shtunë, në sallën e konferencave shkencore të IAP u organizua promovimi i monografisë shumë vëllimëshe MJEDA, vepër kapitale e studiuesit të njohur Mentor Quku. Ishte një ngjarje që ishte paralajmëruar me kohë dhe që pritej me interesim nga rrethet shkencore në hapësirën mbarëshqiptare. Kjo edhe për një arsye tjetër: Ky institut shkencor, i vetmi në llojin e vet, kishte qenë i pari që kishte marrë përsipër promovimin e vëllimit të parë të kësaj monografie disavëllimëshe të paralajmëruar, dhjetë vjet më parë, në nëntor 2004.

Që në atë kohë, ky institucion shkencor kishte paralajmëruar lindjen e një shkence të re letrare, Mjedologjisë, kjo duke marrë shkas nga projekti ambicioz i studiuesit nga Shkodra Mentor Quku, i cili sapo kishte zënë fill me botimin në atë vit të veprës “MJEDA, 1, (Rinia), 1866-1888)”. Mund të themi se, tani mbas një rrugëtimi prej dhjetë vitesh, studiuesi Mentor Quku kishte realizuar me dinjitet një vepër dhjetëvëllimëshe, shtysën për të cilën e kishte pasur edhe nga mjedisi shkencor që kishte gjetur këtu në Prishtinë.

Morën pjesë profesorë, doktorë shkencash, kryesisht të fushave albanologjike. Kjo ngjarje bëri jehonë dhe u ndoq nga shtypin dhe mediat e vendit. Fjalën e hapjes e mbajti profesor Lulzim Lajçi, i cili edhe përshëndeti autorin dhe pjesëmarrësit në këtë konferencë, në emër të drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Profesor Hysen Matoshi. Për t’ia dhënë fjalën Dr. Dom Nikë Ukgjinit, i cili në ligjeratën “Mjeda dhe Mjedologjija”, foli për vlerat shkencore të studimit monografik, parë kryesisht në historikun prej 100 vitesh, kohë kur u shtrinë studimet mbi këtë figurë të shquar të kulturës kombëtare. Ai njoftoi mbi odisenë e ngatërruar në kohë të studimeve mbi jetën dhe veprën e Mjedës.

Mbasi sqaroi me argumente ndikimet dhe deformimet që pësuan studimet mbi Mjedën, në kohë të ndryshme dhe sipas konjukturave, ai u ndal në studimet cilësisht të reja të studiuesit Mentor Quku. Ai njoftoi se këto studime ndryshuan në thelb në metodat e punës shkencore të studiuesit Quku, i cili u orientua kryesisht në kërkime shkencore dokumentare dhe në analiza shkencore objektiviste. E gjithë kjo, njoftoi ligjëruesi, njëkohësisht famullitari i Kuklit, solli si rezultat që të kemi sot një shkencë më vete që ka si objekt ndriçimin e figurës së Dom Ndre Mjedës si dhe të rolit që pati vepra e tij në kulturën shqiptare.

Më tej e mori fjalën Profesor Emin Kabashi, këshilltar shkencor pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës, i cili mbajti ligjeratën “Një vepër kapitale që nderon kulturën kombëtare (Mentor Quku, Mjeda 1-10)”. Ligjëruesi ka theksuar disa përfundime që rrjedhin nga analiza e kësaj monografie shumëvëllimëshe: Së pari se Mentor Quku është mjedologu më i madh shqiptar, duke iu referuar vetëm punës që ka bërë autori mër sistemimin, studimin dhe botimin e dhjetë vëllimeve të Mjedës. Së dyti, se Mentor Quku është hulumtuesi më i pasionuar i veprimtarisë së tërësishme jetësore dhe kulturore artistike të Dom Ndre Mjedës, duke iu referuar punës kapitale që ka bërë Quku për kulturën kombëtare, që do të nderonte secilën akademi të shkencave të kryeqendrave shqiptare, të Tiranës dhe të Prishtinës, institucione këto, që për fat të keq nuk janë lodhur t’i hyjnë kësaj pune.

Së treti se mjedologu Mentor Quku, është studiues me vetëdije e me moral shkencor, i cili për fat të keq ka munguar e shumë shpesh mungon në studimet shqiptare, pa i vrarë ndërgjegja se po ulnin vlerat e kulturës konmbëtare. Autori përfundoi ligjeratën me fjalët: “Pa këmbënguljen e këtillë hulumtuese dhe studiuese, me mendësi rilindësi të Mentor Qukut, kultura shqiptare nuk do të kishte studiuar dhe botuar veprën e Dom Ndre Mjedës”.

Konferenca shkencore promovuese vazhdoi me ligjeratën e studiuesit nga Ulqini, Dr. Nail Draga me temë “Botim enciklopedik për Mjedën”. Autori e quajti monografinë MJEDA si një rast unikal për shqiptarët, rezultat i një pune këmbëngulëse katërdhjetëvjeçare. Veprën e Qukut e quajti “Kolana me e gjerë kushtuar një kolosi të kulturës kombëtare, shkruar jo nga një institucion shtetëror por nga një individ me plot pasion dhe profesionalizëm”. Autori i ligjeratës i cili njeh mirë punën e studiuesit Mentor Quku bëri lidhjen fatlume që pati angazhimi i tij si mësues në një shkollë pranë zonës ku poeti zhvilloi aktivitetin e tij për tri dekada, në Kukel, me botimin e veprës dhjetëvëllimëshe MJEDA.

Ligjëruesi theksoi karakterin shumëpërmasor të fenomenit Mjeda, se botimi i serialit monografik kushtuar Mjedës ka kapërcyer përmasat personale dhe institucionale. Ajo tashmë është një enciklopedi për Mjedën dhe Rilindjen Kombëtare. Në të gjitha rastet që do të vijnë më vonë, ky botim do të jetë referencë e domosdoshme, për çdo studiues dhe përdorues të zakonshëm, duke e quajtur autorin e kësaj vepre “Instituti Quku”.

Më tej dëgjuesit ndoqën me vemendje ligjeratën e Profesor Begzad Baliut “Nga Mjedologjia tek institucioni i saj”, cili theksoi që në fillim se prej kolanës MJEDA të studiuesit Mentor Quku nuk është e vështirë të shihet se si poeti i mirë dhe prifti kryengritës Ndre Mjeda tash e tutje nuk është më pak i rëndësishëm për alfabetin e gjuhës shqipe; për leksikografinë shqiptare-përkatësëisht etimologjinë e saj; për historinë e gjuhës shqipe-përkatësisht vendin e formimit të popullit shqiptar dhe gjuhës së tij; që bashkërisht do të mbulojnë dijen mbi mjedologjinë dhe bashkërisht do të studiohen në Institutin që do të mbaj emrin e tij.

Ligjëruesi mbasi ankohet për mungesën e themelimit të dijeve të tilla mbi bardët e Rilindjes kombëtare De Rada, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Ismail Kadare, gëzohet që themelimin e një shkence të tillë speciale e realizoi studiuesi Mentor Quku për figurën e njërit prej poetëve të gjysmës së dytë të shek. XX, Ndre Mjedës. Ligjëruesi thekson se për krijimin e një disipline shkencore, si mjedologjia duhet të ndërtohet metoda e studimit të saj si edhe të institucionalizohet studimi i saj. Këto parime prej themeluesi të kësaj dijeje i ka përgatitur dhe sistemuar me kohë të gjatë me punën prej murgu studiuesi Mentor Quku, i cili përpara kishte yllin polar: Ndre Mjedën dhe misionin e tij.

Listën e ligjëruesve e përmbylli botuesi i Shtëpisë Botuese “Gjergj Fishta” në Lezhë, Dr. Frano Kulli, i cili tregoi se është ndër njohësit më të parë të fillesave të studimit të Mentor Qukut mbi jetën dhe veprën e Mjedës. Botuesi i njohur i veprës së Gjergj Fishtës theksoi natyrën kërkimore të studimeve të Mentor Qukut. Ai tregoi se si kanë zënë fill kërkimet e Qukut në arkivat e vendit si edhe në ato të huaja të dorëshkrimeve, si edhe të letërkëmbimeve të Mjedës, si edhe të dokumenteve të kohës që sollën rregullisht njohuri të reja mbi Mjedën.

Mbledhjen promovuese e përmbylli autori i veprës, i cili i dha përgjigje pyetjes së auditorit se kush ishte Mentor Quku. Ai njoftoi se deri në vitin 1974 kur u takua për herë të parë me Mjedën, ai ishte prezantuar me studime në fusha të ndryshme të dijes, të botuar në shtypin periodik dhe atë shkencor të vendit. Më pas, duke pasur rastin të njihet me veprën shumëpërmasore të Mjedës ai ishte përqëndruar me pasion në misionin e tij të ri në ngritjen e studimeve mbi Mjedën në një nivel të ri, në atë të një institucioni shkencor, Mjedologjisë. Ai bëri thirrje që sa më shumë studiues të rinj të angazhohen në studimet mbi Mjedën, gjithnjë në të mirë të kulturës kombëtare. Fjalën e tij e përmbylli duke treguar për projektin e tij madhor për botimin e serisë së dytë MJEDA, e cila do të përfshijë botimin akademik të veprës së Mjedës, e cila do të ketë disa vëllime, kushtuar poezisë, prozës, studimeve (letrare, gjuhësore, estetike, filozofike, paleografike, historike, etnografike), letërsisë artistike për fëmijë, letërkëmbimit, etj.

Së fundi autori i monografisë falënderoi Institutin Albanologjik si edhe organizatorët e kësaj Konference promovuese.Prof.M.Quku tashma eshte promotori I ndricimit te figures letrare dhe patriotike te Ndre Mjedes.
Para pake kohesh ne fshatin Kukel te komunes Bushat te Shkodres u perurue shtatorja e Mjedes.dhe po punohet qe te rikonstruktohet muzeu i Mjedes,poetiti,patrioti dhe meshtari democrat punoje per shume vite si famulltare i fshatit Kukel.

Prof. Quku eshte pa asnji medyshje njeriu qe beri gjithcka per ta ndricuar vepren e Mjedes.
Nji pune voluminoze dhe dhjetra vjecare, eshte pasqyruare ne 10 vllimet serjale kushtuar Mjedes.
Prof.Mentor Quku mbarte shume medalje dhe dekorata,tituj shkencore,eshte qytetar nderi I Shkodres,nji historian dhe studiues me permasa kombetare.

Veprat kushtuar Mdre Mjedes kane pushtuar biblotekat dhe editoret studimore deri ne Amerik.
Kure helle keto rreshta ndihem krenar per ishe mesuesin time Mentor Qukun,ma vone bashkepuntore ne gazeten locale te Shkodres,sote mike dhe shoke te ngushte.Prof.Mentori eshte modeli i nji prindi shembullor, i nji mesuesi te aposionuar, ku breza nxabsishe jane krenare per punen dhe vepren kolosale te prof Mentor Qukut.