Dr. Nail Draga
(Mentor Quku MJEDA 1-8)
Në hapësirën kulturore mbarëshqiptare, në kohën e pluralizmit, studiues të ndryshëm janë paraqitur më studime dhe botime të veçanta, duke trajtuar tema dhe personalitete të ndryshme nga fahu i tyre profesional. Por, nga të gjithë ata kemi një rast i cili është unikat për ne shqiptarët, sepse pas një pune rreth katërdhjet veçare, studiuesi Mentor Quku i paraqitet opinionit të gjerë me studimin disa vëllimesh kushtuar personalitetit të dom Ndre Mjedes. Eshtë kjo kolana më e gjerë deri më tash kushtuar një kolosi të kulturës sonë kombëtare e shkruar jo nga ndonjë institucion shtetëror por nga një indvid më plot pasion dhe profesionalizëm.
Rastësia thonë se sjell edhe mrekulli. Ishte pikërisht rastësi qe Mentor Quku të jetë mësimdhënës në një shkollë në afërsi të vendit ku jetoj dhe veproj dom Ndre Mjeda vitet e fundit të jetës. Duke qenë kureshtar për aktivitetin e tij në Kukël, Quku pati mundësinë të mbledh një material nga personat qe e kanë njohur e bashkëpunuar me Mjeden. Dhe pas një pune kolosale, opinionit i dhurohet kolana e Mjedës në tetë vëllime, më rreth pesë mijë faqe.
Autori na paraqet figurën e Mjedes në aspektin shumëdimensional, ashtu siç ishte dhe veprimtaria e tij. Angazhimi i autorit ishte permanent sepse vite me radhë ka gjurmuar dokumente, fakte arkivore, vepra gjuhësore e letrare, historike e kulturore duke i sistemuar e përpunuar duke na dhënë figurën e Mjedës, si askush deri më tash ne këtë monografi të llojit të vet. Mjeda na paraqitet më përkushtimin e tij shumëplanesh si ate kulturor, letrar, kombëtar, social, politik në mbrojtje të identitetit të kombit shqiptar.
Nga diskursi i prezentimit të Mjedes, autori na prezenton edhe veprimtarinë e tij politike, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në periudhën 1921-24. Në këtë kohë deputet në Kuvend ishin elita kombëtare e shoqërisë shqiptare si Hilë Mosi, Luigj Gurakuqi, Pater Gjergj Fishta, dom Ndre Mjeda, Riza Dani, Mustafa Kruja,Maliq Bushati etj. që duhet të jetë model edhe për kohën tonë.
Në diskutimin e tij qe mbajti në Kuvendin e Shqipërisë Mjeda me 18.7.1921 në mbledhjen e 34-të të radhës, mbajti një fjalim programatik, që bëri bujë.Duke qenë njohës i mirë i historisë kombëtare, ai vlerësoi lart kontributin e popullit shqiptar në Kosovë, për çështjen e çlirimit kombëtar. Fjalimi i Mjedës la më gojë të hapur tërë deputetet, si dhe gazetarët e diplomatët e huaj, që ishin të pranishëm në sallë.
Nga diskutimi i tij del qartë paraqitja e gjendjes se shqiptarëve në Kosovë, në sajë të gjenocidit të vazhdueshëm të bërë ndaj popullit shqiptar nga pushtuesit serb. Andaj shqetësimi i Mjedës nuk ishte personal por në nivel kombëtar, duke sugjeruar për angazhimet qe duhet të marrë kuvendi për informimin e saktë të opinionit ndërkombëtar përmes Këshillit të Kombeve, për të përkrahur të drejtat e popujve. Behet e ditur se pas fjalimit të Mjedës në fund të debatit u votuan dy propozimet, ai i qeverisë si dhe i opozitës, ku fitoi propozimi i shumicës qeveritare.
Në sajë të përdorimit të një metodologjie shkencore, studiuesi Mentor Quku, del se ka punuar më përkushtim, devocion dhe dashuri, duke e dëshmuar me referencat shkencore të konsultuara, si dhe nga burimet arkivore dhe faktografinë tjetër, duke ofruar studimin me shumëplanesh për ketë personalitettë kulturës sonë kombëtare. Duke lexuar këto 8 vëllime, lexuesi i zakonshëm por edhe studiuesit e profileve të ndryshme, vazhdimisht do të gjëjnë të dhëna të reja të cilat deri më tash kanë qenë të panjohura, qe ia ngrit vlen këtij botimi. Andaj nuk është i rastësishëm edhe konstatimi i autorit Quku, që në të ardhmën, studimet për Mjeden duhet të quhen më emrin e një discipline të veçantë që duhet ta ketë emrin mjedologjia.
Botimi i serialit monografik kushtuar Mjedes ka kapërcyer përmasat personale dhe institucionale. Ajo tashmë është një enciklopedi për Mjeden dhe Rilindjen Kombëtare. Nuk ka dilemë së në të ardhmën kur do të trajtohen tema të tilla, ky botim do të jetë referencë e domosdoshme, për çdo studiues apo përdorues të zakonshëm. Por, njëherit nuk do të permendet autori si botues por me të drejt do të quhet Instituti Quku.
Pa dyshim se një botim i tillë nderon autorin dhe kulturën kombëtare shqiptare.
(Fjala e mbajtur më rastin e përurimit në Institutin Albanologjik të Prishtinës, më 28.06.2013)







