Shuplaka që erdhi nga Shkodra

0
39

Shkodra zgjodhi demokracinë, përkundër bojkotit apo ‘bastionit’ të PD-së

Arben Çokaj, 28.06.2013
Botuar në gazetën Dita me dt. 03.07.2013

PS e LSI nuk e prisnin një pjesëmarrje dhe rezultat të tillë në këto zgjedhje, dhe për më tepër një votim plebeshitar për koalicionin e majtë në shkallë vendi. Por fitorja në Shkodër ishte edhe më e pabesueshme. Ajo erdhi si një shuplakë e fortë kundrejt PD-së dhe kryesisht kundër znj. Topalli. Shkodra tregoi qartë se znj. Topalli nuk e meriton më të përfaqësojë Shkodrën në emër të PD-së, pasi ajo ka abuzuar me shkodranët, me besimin dhe votën e tyre. Njëkohësisht doli qartë se Shkodra nuk qenka një bastion i PD-së, siç i pëlqente Topallit ta konsideronte, por votat qenkan vjedhur vërtetë nga bandat kriminale, që Jozefina përdorte, në bashkëpunim me policinë e struktura të tjera në Shkodër.

Partia Socialiste operoi kësaj radhe në Shkodër me vlera dhe premtime serioze, për të krijuar besim tek elektorati i zhgënjyer shkodran nga qeverisja e deformuar dhe arrogante e PD-së. Mimoza Hafizi që kryesonte listën e PS-së, ka padyshim vlera intelektuale dhe njerëzore shumë më tepër, se numri një në listën e PD-së, Jozefina Topalli, e cila konsiderohet edhe nga demokratët shkodranë, si arsyeja kryesore për këtë humbje të thellë në Shkodër. Jozefina ka afruar rreth vetes njerëz pa kredibilitet, hajna të pistë e pakarakter, që kanë abuzuar në mënyrë permanente me pushtetin në Shkodër e në Malësi të Madhe.

Nga regjimi mono-parti deri në vitin 1990, Shkodra kaloi përsëri nën një regjim tjetër mono-parti, kësaj radhe me ngjyra të tjera. Për 23 vjet rresht, Shkodrën e sundonte një klasë politike agresive, e korruptuar dhe e paaftë totalisht, perverse dhe e paskrupullt, që vinte së fundmi nga klani i Topallit në PD dhe ata ia kishin zënë frymën demokracisë dhe mendimit ndryshe në qytet. E merrnin për të dhënë vullnetin politik të shkodranëve, ia kishin sjellë popullit në majë të hundës me fuksime e poshtërsi, ishin shkëputur nga realiteti, dhe tregoheshin arrogantë e mospërfillës për nevojat e qytetarëve shkodranë. Dhe në fund, kur zgjedhjet u bënë të lira, ata edhe humbën!

Deputeti i 5-të në listën e PD-së, Gjovalin Bzheta, që e fitoi mandatin me vetëm 34 vota diferencë me kandidatin e PR-së, u shpreh një ditë gjatë fushatës, se ai po bënte fushatë sikur të ishte OJF, pasi Jozefina e kishte shkatërruar komplet strukturën e PD-së në Malësinë e Madhe. Ferdi Sterkaj, kryetar i komunës Shkrel dhe kryetar i PD-së në Malësinë e Madhe, Asim Burgaj, drejtor i zyrës për regjistrimin e pasurive në Koplik, që kanë përfituar miliona në rrugë abuzive gjatë kësaj qeverisjeje, dhe të tjerë si ata, nuk kanë punuar fare për PD-në në këtë fushatë, me qëllim për të dëmtuar Bzhetën, dhe kjo i ka çuar shumë mbështetës të PD-së kësaj here, që të votojnë për LSI-në, nëse ata nuk kanë votuar direkt për PS-në, apo nuk e kanë bojkotuar procesin zgjedhor.

Në një intervistë të saj për Deutsche Welle, Mimoza Hafizi thekson se arsyet e fitores së PS-së në Shkodër kanë qenë kryesisht varfëria dhe papunësia e madhe e shkodranëve, si dhe përmbytjet e herëpashershme të zonës së Nënshkodrës, nën qeverisjen e PD-së. Por, në fushatë ka patur edhe elemente të tjerë, që imponuan një rezultat të tillë fitoreje për të majtën. Dhe nëse grupi i PS-së do të kishte patur më shumë besim në vetvete, rezultati do të kishte qenë edhe më i thellë. Mendoj se ka edhe arsye të tjera, që ishin përcaktuese në Shkodër për fitoren e të majtës. E para, pengimi nga ana e përfaqësuesve të koalicionit të majtë të tjetërsimit të votës nga ana e PD-së.

Ka patur tre raste konkrete, ku u kërkua ndërhyrja e deputetëve Agron Çela (LSI) e Tom Doshi (PS) për të moslejuar prekjen e votës, apo ndërrimin e kutive të votimit, që e ka me mjaft preferencë znj. Topalli. Deputeti Doshi u përplas gjatë fushatës me kandidatin e PD-së Gjok Uldedaj dhe kryetarin e komunës Bushat, Zef Hila (PD), të cilët donin të ndërronin kutitë e voitimit në një zonë elektorale të Shkodrës, duke ia arritur të pengonte manipulimin e mundshëm.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja në Shkodër ishte më e ulëta në republikë. Arsyeja duhet të ketë qenë nga frika dhe neveria, që elektorati shkodran ndjen për znj. Topalli dhe kryebashkiakun imoral Lorenc Luka. Shumë demokratë nuk dolën fare të votonin, se nuk kanë dëshirë t’ia shohin fytyrën e pudrosur zonjës, që kryesonte listën e Shkodrës. PD në qendër e kishte vërejtur me kohë, se Topalli i kishte rrënuar strukturat e PD-së, duke i mbushur me njerëz të paaftë e të korruptuar, prandaj dhe e distancuan disi në këto zgjedhje. Por kjo nuk mundi ta kurojë imazhin e PD-së dhe ndikimin negativ që erdhi nga Topalli, e cila megjithatë kryesonte listën.

Besimi që krijoi Edi Rama në elektoratin shkodran dhe më gjerë, premtimet e tij serioze dhe të kandidatëve të PS-së në Shkodër, interesimi i Ramës direkt që Shkodrës demoktatike t’i sillte demokracinë e munguar, i thirrën ndërgjegjes së ndrydhur të qytetarisë dhe kulturës shkodrane, që t’i besonin më shumë demokracisë dhe Rilindjes së vendit, përkundër frikës, ndrydhjes, diktatit dhe feudit, që një grua e paaftë dhe e ligë si Jozefina, kishte krijuar me pushtetin e saj absolut në Shkodër. Shpërthimi i energjive pozitive nga ndrydhja, solli edhe një rezultat të papritur në Shkodër, si në të gjithë Shqipërinë.

Tom Doshi gjatë fushatës elektorale e vrau frikën, që kishte ndellë Jozefina për një kohë të gjatë në Shkodër, duke e akuzuar atë direkt për hajnitë, abuzimet dhe korrupsionin e saj. Dhe kështu Shkodra iu bashkua të gjithë Shqipërisë në vlerat e saj demokratike. Të bën të ndjehesh krenar, që populli i Shkodrës u tregua i zgjuar dhe diti ta lexojë mesazhin e ndërkombëtarëve dhe të demokracisë, që vinte përmes Rilindjes së Ramës, përkundër diktaturës që vinte nga pushteti absolut i Jozefinës dhe Berishës.

PS organizoi sonte një miting për të nderuar fitoren e të majtës në Shkodër dhe për të falenderuar elektoratin shkodran. Kjo tregon se qerveria e re nuk do e lërë pas dore Shkodrën, por ashtu siç fitoi besimin e ndrydhur të shkodranëve, ashtu do të vazhdojë ta mbështesë Shkodrën në rrugën e saj të zhvillimit dhe të shërimit të plagëve sociale dhe ekonomike. Deputeti Doshi e shfrytëzoi mitingun edhe për një simbolikë. Ai u tha pjesëmarrësve, se sheshi ku u bë mitingu përmbyllës i fushatës së PS-së në Shkodër, sheshi ku kanë qenë të vendosur 5 heronjtë e Vigut, të cilët u shpërngulën padrejtësisht nga Jozefina e Lorenc Luka, do të marrë emrin sheshi “Demokracia”! Për të simbolizuar kështu, që demokracia rilindi edhe në Shkodër.

————- Komente në gazetën Dita ————-

Mark.uk

3 Korrik, 2013 at 2:27 pm

Shuplaka qe thuani ju erdhi nga Tom Doci e Paulin Sterkaj qe derdhen me mijra euro duke bler vota.Bile duke bler ata votues te lekunder per te mos votuar per Pd.

Përgjigjjuni

Andon

3 Korrik, 2013 at 3:26 pm

Vota per te Majten Shkoder
ka qene nje vote kunder katoliko-centrizmit abuzivist
Jozefino-Topallist dhe te klaneve te saj.

Përgjigjjuni

Shkodrani

4 Korrik, 2013 at 12:42 pm

Nuk me habit aspak nese Andoni emrin ne pasaporte e ka Sulejman…i thjeshte, jo i madhirishem

Përgjigjjuni

Turi

5 Korrik, 2013 at 12:05 am

Para kanë përdorur për të blerë votën edhe përfaqësuesit e PD-së, po ta shikosh, Jozefina ka investime në Shkoder më shumë se Toma e më shumë se Paulini. Kështu që para kanë patur edhe të PD-së, por jo të gjitha votat mund të blihen me para, një pjesë e votive po. Kështu I bie përsëri që Shkodra ka votuar majtas.

Përgjigjjuni

kledi

3 Korrik, 2013 at 3:11 pm

po e marrim te mireqene shitjen e votave, a nuk tregon kjo qe shkodra nuk ishte e begate sic thonte sala me jozin,ju asgja nuk zgjidhni me justifikeme boshe,ju vjen marre qe jua lujti zotin populli me vote,e na paska faj populli,dhe bashkin do hupni po nuk Refklektua thelle.

Përgjigjjuni

geg hyseni

3 Korrik, 2013 at 3:39 pm

Marri ma te madhe s’ka se sa te thuesh u blene votat ..e te tjera dengla.Analiza e z.Coku eshte shume konkrete dhe ja lumsha mendjen per konkluzionet e sakta qe ka shkrue. Tani Shkodra dhe e gjithe Shqipnia merr fryme lirisht.Ata qe e njollosen Shkodren dhe e permbyten ne uje e mjerim kaq vite iken per lesh me gjithe zhelet e tyne dhe me fetyren me te zeze se boja e kepuces.Le te merren me hotele e motele deri sa tu vije radha ne birucat e burgjeve te sigurise se larte per vjedhjet, vrasjet e krimet e tjera qe kan ba. E sa per Tom Doshin kisha me thane, qe sheshit ku kan qene Herojt e Vigut le t’ja vene emnin si te doje, por Shkodra tashma e clirueme i don HEROJT e vet aty ku e kan patur vendin e tyne, ne balle te sheshit, ne qender te qytetit.Hajt Shkoderloce…per hajer edhe ty RILINDJA!

Përgjigjjuni

Gramoz

3 Korrik, 2013 at 4:00 pm

mark uk po paske qene i cuditshem oooooooc te te them nuk jane te gjithe shkodranet si ty sharlatan ta kam bere te qarte qe une nuk jam shkodran ,,po une i njoh shkodra net shume me mire nga ty ….jam moshe madhore dhe nuk kam ate horizont qe ke ti ,,,une shikoj shume me larg ngati ,,ndersa ti i ben llogarite me veten tende dhe shikon jo me larg ngahunda jote .kohe me pare nje i njohuri i juaj nga njohja qe kishte me ju te percaktonte nje njeri qe shikon aq sa te kam percaktuar une mety nuk vlen te besh debat se te kam punuar une me komentet qe kam bere me ty ,,qe jam munduar te mbush mendjen po ti nuk qenke njeri ,,,,ti tani nuk shkon dot ne shkoder ti ke bere deme ne shkoder ti ke mashtruar ne britani ,,,je futur si kosovar ,po te pakteri urte e mos u hith hu me hu se po te hidhesh shume nuk dihet c ndodh do te heq dore nga komentet mety se nuk vlen te flasesesh me karahjoze si ty do kesh vetem dy fljale megjithese nuk eshte ne edukaten time te perdor fjale te pista por ti nuk me le ruge tjeter ,,,,po e le me kaq se ti je llumi i shkodres ,,,,

Përgjigjjuni

Mark.uk

3 Korrik, 2013 at 6:53 pm

Gramos; Po me flet sikur te jeni Gramos Ruci.Si mendoni se fitoj Ilr Meta njeriu ma I perfolur per vjedhje,pervec blerjes se votive.Pse po zemrohesh,cfar ju thash qe thuani se po tregoj kultur e nuk po flas fjal te pista.Ato qe thash per ne Shkoder jan te verteta edhe pse te merzites,po ju ftoj te ruani gjakftoftsin.Sepse ato metafora qe perdore ne komentin drejtuar mue,kulturen ekeni ulur ne nivelin zero.Pse flisni sikur me nifni,apo nuk mund te rrini pa u interesuar per te tjert.Per dijeni jam 64 vjec.Dua te ju pyes tani a je ne pension apo jeni active ne pune e 1200lekshit.

Përgjigjjuni

psy

4 Korrik, 2013 at 10:51 am

Atehere pranoni se varferia paska qene e tille sa shkodranet per nje dore leke kane shitur demokracine ? Cilindo variant qe te pranoni,asnjeri nuk nderon “demokratet” qe i paskan katandisur shkodranet ne kete dite.
Mendimi im eshte se shkodraneve ju erdhi deri ne gryke pislleku i atyre qe votuan besnikerisht per vite me rradhe,ata i dhane denimin e merituar fytyres me pucra e puder (per te fshehur shpirtin e lig) te Jozefines dhe shefit te saj te adhuruar(por qe ne fakt e urren dhe e shfrytezon njekohesisht).
Mjaft me keto komente dhe lini shkodranet te marrin veten e t’ju kthehet sensi i humorit.Jane popull i mire dhe besnik,e duan jeten dhe kenaqen me ate qe nxjerrin me punen e tyre.Ju perqafoj shkodrane te dashur,ja bete fora !

Përgjigjjuni

Moçalor + Terùn + Redneck = jugor

3 Korrik, 2013 at 8:37 pm

ne shkoder fitoj kolera e kuqe e humbi demokracia
ne shkoder fitoj injoranca moçalore e humbi e ardhmja
ne shkoder fitune te kuqte e humbi progresi
e shkreta shkoder shpejt ma me e kuptue gabimin qe ka ba

Përgjigjjuni

geg hyseni

3 Korrik, 2013 at 8:41 pm

Mark uk-u!
Mos e fyej Shkodren me nivelin nen zero te inteligjences, qe shkruan gati cdo dite ne komentet bajate, qe ben ne gazeta. Shkodra ka aq mencuri sa te mos e shesi nderin dhe dinjitetin e vet per te votuar ate apo ket subjekt.Per ke te votonte sipas teje? Per ata qe vrane me 2 prill 91? Per ata qe e mbajten me genjeshtra e mashtrime tash 22 vjet, duke i mjelur voten dhe bere gropen?Per njeriun me antikulture, nje ordinere qe ishte turpi i kultures shkodrane, qe i nxirte goja plumba ballit, zhele e lesh pa piken e turpit? Apo per mafien pushtetare, qe me gjakftohtesine me te madhe lejoi permbytjet biblike per vite me radhe. Dhe ato para, qe vete i miratonte per ndertim digash e baipasesh, per demshperblime etj.i fuste ne xhepat e ujqerve te veshur me lekuren e pushtetit berishian e gjozo topall? As Nastradin Hoxha nuk ka arritur te genjeje shkodranet, e jo me pinoket e politikes amorale te instaluar nen nje diktature me shtinake se ajo e para. Urime Shkodres,Nenshkodres dhe Malsive te Ded Gjon Lulit dhe Nores se Kelmendit!

Përgjigjjuni

tradita

4 Korrik, 2013 at 9:45 am

Arben:
vete demokratet nuk e deshen fitoren.Kjo u pa ne te gjithe fushaten. Nuk prisnin nje humbje te tille ne Shkoder. Nuk jane arsyet qe thoni ju. Arben u ktheve ne origjine . ne nje propogandist i te majtes. Kishin te drejte te djathtet qe nuk te qasen. Pas 8 viteve ne pushetet
opozita eshte n je komoditet i vertete. Kaq nuk e kupton.

Përgjigjjuni

Turi

5 Korrik, 2013 at 12:20 am

Me sa kam lexuar unë, Arbeni ka kritikuar vazhdimisht qeverisjen dhe abuzimet me të. Nëse dikush si Arbeni merr guximin e kritikon Jozefinën, kur Shkodra hesht, se ajo i ka futur frikën Shkodrës, kjo nuk do të thotë se pasi dalin fjalët e Arbenit, që Shkodra nuk qenka bastion i PD-së, Arbeni nuk paska tëdrejtë ta analizojë humbjen, vetëm se ti Tradita i thua: u ktheve në origjinë. E ku e njeh origjinën e Arbenit ti? Apo ti mendon se po kontrollon mendimet e të tjerëve me diversione paragjykuese? Dhe ngaqë ti mund të mos kesh mendime të pavarura, kujton se këto mendime nuk ekzistojnë?! Pranoje, ka edhe prej atyre si Arbeni që thonë mendimin e vet, jashtë interesave meskine. Se Arbeni e ka thënë këtë edhe përkundër gjuetisë së shtrigave.

Përgjigjjuni

doda

4 Korrik, 2013 at 12:51 pm

mocalor nga emri dhe truri,,,ka mbi 23 vjet qe pervec saliut ska pasur komuniste te tjere ne Shqiperi;brezi Edi Rames jane ato qe do ta rindertojne kte vend dhe do te shohim a do keni me goje per te folur ti dhe shume si puna jote.