A MUND TË NA THUASH, KUSH IKU PËR LESH?!

0
84

A MUND TÈ NA THUASH, KUSH IKU PÈR LESH?!

Nga Arben Duka

Tash dhe pèr Topallin,
erdhi mot i lik,
se Shkodrèn e talli,
si ta kish çiflik!

Asnjè gjè s’mèsoi ,
nga fat’ i tè parève,
se na ka lènè pèndèt,
kohè e çifligarève!

A mund tè na thuash,
kush iku pèr lesh,
ti qè dhe me titull,
je Profesoreshè!

Titullin e lartè,
pa mundim e more.
Ç’badèrdi èshtè bèrè,
me gradat shkencore!

Kur ti ke kaq tituj,
po pèr mua ç’mbeti?!
Duhet tè jem Krishti,
ose Muhameti!

Po le tè vijojmè,
aty ku e nisèm,
tè pyes Topallin:
“Pèrse tè pèrmbysèn!.”

Ca si shumè u talle,
ti me Shkodèr locen,
ndaj ndodhi Topalle,
qè ta vuri poçen!

Njè mèsim tè mirè,
ia ka dhènè tè ligut,
se Shkodra votoi,
Pese Heronjtè e Vigut!

Pesè Heronjtè e Vigut,
qè me vinç i shkule,
tè ra ‘plumb’ i votès,
drejt e m’u nè lule!

Ti kètè shpagim,
mund ta kishe pritur,
se tri-katèr herè,
Shkodrèn kini mbytur!

Ti gjithmonè qesim,
i ke hedhur fjalèt,
sa ke bèrè me turp,
intelektualèt!

Ti pèr hir tè listès,
do ta kesh njè vènd,
po s’do kesh me vete,
detashmentin tènd!

Nuk do mundesh mè,
tè na pèrkèdhelesh,
sepse Shkodra jote,
tè nxorri prej zhelesh!

Nè fund do t’i jap,
pak paqe Topallit,
se askush asaj,
s’ja fut plumbin ballit!

Kundèr saj s’do ketè,
as dhe njè skandal,
se ajo do jetè,
objekt muzeal!

Pèr brezat e ardhshèm,
aty do ta lèmè,
tè shohin “Shqipninè”,
ashtu si ka qènè!

Ashtu si ka qènè,
dhe s’duhet tè jetè,
si Topalli lindin,
njè nè Njèmijè vjet!

Po né befasi,
ajo dot s’na kapi,
sepse iku vete,
si pèr Lesh Arrapi!