KORBËZIU
Satirë nga KOL SHKODRANIJam një korb që veç vajtoj
Fajin e ka Enveri
Ndjell zi për njerëz kudo ku shkoj
I mjeri unë, i mjeri.Se jam një korb pis i zi
Fajin e ka Enveri
Po unë kam shtet e qeveri
I mjeri unë, i mjeri.Bashkë me korba kam parti
Fajin e ka Enveri
Po i bëj zap e s’flet njeri
I mjeri unë, i mjeri.Të gjithë më kanë si perëndi
Fajin e ka Enveri
– E ty t’u bëftë dita një mijë
Më thonë, o unë i mjeri.E kam korbeshën turtulleshë
Fajin e ka Enveri
Një turtulleshë që do pushtet
I mjeri unë, i mjeri.Që pesëdhjetë vjet jam me një gru
Fajin e ka Enveri
tjetri ndrron pesë, ndrron edhe dhjetë
unë një, o unë i mjeri.Jam provincial në besnikëri
Fajin e ka Enveri
E femrat kurrë s’i shoh në sy
I mjeri unë, i mjeri.Këta të gjithë duan të plakem
Fajin e ka Enveri
Si ulok me shkop të shfaqem
Të shfaqem, o unë i mjeri.Duan ta marrin këtë karrige
Fajin e ka Enveri
Gjatoshi i partisë armike
I mjeri unë, i mjeri.Po un kam skifterë e stërqoka
Fajin e ka Enveri
drejtoj këtë shtet si qerr me rrota
i mjeri unë, i mjeri!Po duhet të kem ca kasavet
Fajin e ka Enveri
Të shti në dorë çdo pushtet
Dhe pushtat, o unë i mjeri.Tani ky popull nuk më do
Fajin e ka Enveri
Më thotë të iki, më thotë shko
Po ku, o unë i mjeri!Ju ngjita pas spiuna e fuksa
Fajin e ka Enveri
I rraha fort deri sa i i kërrusa
I rraha, unë i mjeri!Pastaj i ngjesha në Gërdec
Fajin e ka Enveri
Me dinamit u hodhën në erë
Në erë, o unë i mjeri!Pastaj më erdhi ai kodoshi
Fajin e ka Enveri
M’i rrethoi zyrat në qeveri
I mjeri unë, i mjeri.Po unë u dhashë urdhër qëlloni
Fajin e ka Enveri
Aty u vranë veç katër vetë
Sa pak, o unë i mjeri.Europa thotë të bëjmë zgjedhje
Fajin e ka Enveri
Po unë nën zgjedh i kam përditë
I mjeri unë, i mjeri.Po kam ministra teveqelë
Fajin e ka Enveri
Po shyqyr bëra një tynel
I mjeri unë, i mjeri.Tani ky popull më thotë zhduku
Fajin e ka Enveri
Pa kris at bythë e na u qëro
Po ku, o unë i mjeri.Më thoni ju ku të shkoj
Fajin e ka Enveri
A ka mbretëri të mbretëroj
I mjeri unë, i mjeri.Po këtu më keni, nuk do iki
Fajin e ka Enveri
Se pa kolltuk e qeverisje
S’rroj dot, o unë i mjeri.Po oh, një ditë më vunë drunë
Fajin e ka Enveri
Më thanë ti je djall o punë
Të ngordhësh si punë qeni.Ç’ti bëj këtij popull, më nuk di
Fajin e ka Enveri
Unë jam një korb një korb i zi
Korbëzi më thonë, i mjeri.