Dr. Zef Mulaj
Heshtja – varri i zëritZëri dhe heshtja
Janë lidhur në fytin e reve
Të bardha të zeza të fryra
Atje e kudo…
Heshtja dhe zëri si elektrone
në bërthamën e reve
I sillen botës në ekuilibrin
e ditës dhe natës.
Zëri ndezë heshtjen
atje ku ndeshen majet e reve,
Shkrepëtin.
Heshtja, varri i zërit…