Gjin Musa
Sa herë ulem ne tovolinë per te shkruar diçka ne keto dite te nxeta klimaterike, po aq shume edhe politike, me mundon vetem nji enigma: “Ku po shkon Shqiperia ime? ç’fare fati po te afrohet me daten 23 qershor? Si do shkoje dita e votimit? Po me pas, kur fillon numerimi, tensionet rriten… nji zot e di!
Ne biseda me shoke dhe miq, e vetmja pyetje behet, nga do shkoje Shqiperia, si do dalin rezultatet? A do pranohet ne menyre paqesore rezultati? A do të kemi dorëzim pushteti, ashtu si ne te gjithe boten e qyteteruar, ku duam te integrohemi?
Fushata tashma eshte ne metrin e fundit, nji fushat tejet e pa moralesheme, sharje deri edhe me familje nga z. Berisha, “burre shteti” e Jozefina, “grua e kulturueme”.
Faqet e gazetave dhe ekranet e televizoreve kane qene tejet te permbushura me lajme dhe kronika, analiste me diplomë dhe pa diplomë kane ligjeruar ne keto dite fushate.
Jemi ne demokraci dhe duhet respektuar mendimi i secilit.
Po si mundemi te degjojme “analiste” si Artan Hoxha, Fahri Balliu, gazetar te pa gazetari si Frrok Çupi e Arian Çani e pa dashur te mos e harroje Blendi Fevziun e shume te tjere, qe vetem prrallisin dhe mundohen te çorodisin votuesit.
“Politikanet” e afro 100 partive bredhin cep me cep te Shqiperisë, gjithsecili mundohet te rreje dhe te mashtroje ma bukur.
Kur degjon Fatmir Mediun qe predikon ne emer te zotit, sinqerisht shtangesh, dhe stepesh per heshtjen e medieve.
Nuk dua ta paragjykoj! Por nji te drejte morale e kam si qytetar i vendit, pamvaresishte se ku jetoj, t’i drejtoj kete pyetje: po mire o z. Mediu cilit zot i drejtohesh ti? Kur ti pas kaqe vitesh mban peng shpirtat e 26 viktimave te Gerdecit, kesaj si ti themi? Ti je fajtori kryesor apo nuk flet, se je i lidhur me krimin shtetror, ke fetyrë te dalesh ne elektorat? Ti beson ne zot? Jo, jo ti i beson korrupsionit qe ju ka peng dhe nuk po kerkoni te liroheni nga pengemarrja e familjes Berisha.
Po ti Ilir Meta i cilit koalicion je?
I atij te Berishes qe te shpetoi nga drejtesia per akuzen e korrupsionit galopant, mbi ty rendojne shume akuza tashma te vertetuara, flasin shtepitë dhe vilat luksoze pa te thane kush te lumte krahu nji dite. Ti do na sjellesh ndryshimin? Jo kurren e kurres perveç mjerimit dhe korrupsionit.
Ti Kreshnik Spahiu, qe po arreston dhe burgose politikan ne çdo minut me goje, se me vepra nuk i realizon kurre o Kreshnik, ti e korruptove drejtesinë kur ishe ne krye te saj. Çfare do presim nga ty? Asgja perveç demagogjisë dhe presioneve fallco.
Topi shan Berishen dhe Edi Ramen si te vjeteruar, shume mire ben! Po vete kujt i perket? Ti ishe President i Republikes dhe çdo e keqe u krye nen hundet tuaja, sot besoj se je i vonuar, gjithsesi ti karakerizohesh nga nji politikë bashkohore, i moderuar ne komunikim.
“Politikanet” ne krye te partive janë aq shumë, sa do duhen ore te tera, te ju kushtosh nga nji rreshte secilit.
Nuke di te kuptoje nji fare Preç Zogajt, nji here na paraqitet i majte, ma vone i djathte, nji here gazetar, analist, publicist, shkrimtar me nji fjalë, nji burracak i pa ekuiliber, shkon nga fryn era, pika qe su bie …
Po deri dje vidhte vrer per Sali Berishen, sot e ben hero! çfare grade shkencore kane keta pelivan te te keqes Shqiptare?
Nuk ka njeri qe beson ne te verteten, qe tu besoje ketyre dallaverazhijeve qe na fryhen neper ekranet e televizoreve. Turp dhe vetem turp per keta te pa asnji vlere njerzore.
Po nga nji ane nuke i fajsoje tersishte!e dini pse? sepse kure ke nji kryeminister te shperftyruar, banal nga goja dha shume banal nga karakteri, rrenacak dhe mashtrues.
Ne tete vite asnji legalizim, tani do jua japin mrena vitit, rritje rrogash dhe pensionesh,kure banka e shtetit nuke ka para per te paguar pensionistet dhe administraten, ky eshte elektorati i Sali Berishes, qe ne çdo mitinge merret me opoziten dhe Edi Ramen, duke i bere biografin familjare, mire bene!po biografin e familjes korruptive te Berishes,pse nuke jua thote Shqiptare se edhe djali ime Shkelzeni per nder te kesaj fushate ndau gruan dhe mori nji mise, per vilat e Argites dhe te rrethit familjar, pse Berisha ketu heshte,eshte i pa burre te tregoje pasurit qe nuke di se sa ka te shperndara deri ne shoqeri ajrore, deri me Faslliqet e Serbisë, deri ne shitje te kufive detar.
Ti o kryeministri i vendit time si nuke ke kurajo te flasesh hapur per 4 viktimat qe u vran me urdherin tane dhe me doren e Lulit,pse heshte perpara 26 te vdekureve ne Gerdec?sepse aty eshte Shkelzen Berisha dhe Fatmir Mediu, pse heshte perpara 250 miljon dollareve te vjedhur nga Lulzim Basha, te vertetuara nga kontrolli i Shtetit, pse heshte perpara vrasjes se shekullit te A.Hajdarit? Ti kurre nuke deponove ne prokurori, Pse z. Berisha vepron keshtu?
Ti shkarkove gjeneralet e ushtris, largove te gjithe ata qe ty nuke te binden lehte, ke mobilizuar polici, ushtrinë,shik-un çdo administratë, pse? Ne po shkojme ne votime, jo ne lufte….
Ti deklaron hapure qe jame ne pushtet edhe nji mandat!kue mbeshtesni kete garanci? Kur tashma populli jua ka dhane shqelmin perfundimtar, ju si do qendroni ne pushtet?
Nuke do ti bindeni votes popullore? Sepse nderkombetaret i ke perbuze preje kohesh, je Berisha i 97-tes, biles tani je shume mai egersuar, sepse ke te gjithe familjen ne vorben e korrupsionit,ti si kryeminister tashma e ke shkaterruar ekonomin tersishte.
Ti je shume i frigesuar keto dite, e di pse je i trishtuar?sepse teke Edi Rama nuke po gjen kompromiset si me Fatos Nanon, nuk ke asnji garanci, qe ti nuke do perbadhesh me ligjin dhe drejtesin, kjo te ka vene ne levizje qe te armatosesh rebelet tuaje me minister Imamin dhe Flamur Noken, qe do jene viktimat tuaja per çdo gje qe mundet te ndodhi.
Ti o z. Berisha bej mire llogarit kete radhe, ne se do te krijosh trazira ne vende do te digjesh ne zjarrin tane qe po mundohesh ta ndezesh keto dite.
Shtroju arsyes,mose ki frige drejtesin, ajo do te gjykoje per ato qe ke bere,eshte normale dhe demokratike.
Ne se ti o Berish kerkon te luashe me voten popullore, do keshe fatin e Gadafit, gjeje kurajon qytetare bidju vullnetit te popullit, largoju me pake yndyre burri ne se te ka mbetur, sidoqofte ashtu sice je largoju,hiqe dore nga planet famzeza per te shkaterruar Shqiperin, keshtu minose gjithe ate lufte te popullit te Kosoves, ti e di sae ke ndimuar Miloshevicin per te vrare popullin e Kosoves, po keshtu veprove ne 97-ten, tashti zjarri qe po pregadit ta ndezesh eshte fundi i jote… po une theme vetem kete: Shqiperi ku po te çon fati? Politika te ka dermuar ne keto 23 vite.
Do zoti e fati eshte me popullin, do zoti e politikanet Berishian e kane frige turmen popullore, kane frige gjakun e te pareve qe do te ju japin nji name qe ase toka mrene si mbane.