Hëna rozë – satirë nga Kol Shkodrani

0
131

HËNA ROZË

Nga KOL SHKODRANI

Rri mendon Sali Berisha
Mbi një gur atje mbi vorre
Korbi i thotë, e u zezoftë
– Edhe Hëna të ka dalë dore.

Ka dalë Hëna lart mbi mal
E mullareve u vjen anës
paska marr ngjyrë trëndafili
Si flamuri Edi Ramës.

– Po çfarë ke mori rruspi
Që më fshihesh nëpër pisha
A po të duket ai ma i ri
Se sa unë Sali Berisha?

Unë jam Sala që ha ngjala
Shkoj me not deri në Stamboll
Prandaj hiqe at fustan
Vishu blu moj mendjehollë.

– Ti je plak – po i thotë Hana
S’ke fuqi për me m’pushtu
Ti je pipëz me ujë të shterrun
Ai burim plot ujë në kru.

Palca jote është si shtogu
Ti nuk je veç një kallam
Ti nuk di as me ta lyp
Ti je bub që ban ham-ham.

Edhe llapën fort e zgjat
Kur të ketë ardh vapa në skaj
Ndaj fustanin mos ma hiq
Rozë për Edin do ta mbaj.

Ti për mua je kurrkushi
Me ministra si de-dem
Me një Lul si hallve sulltanësh
Si Zymbyli në harem.

A mos flet për atë Majlindën
Që lyen flokët si në koh’ t’ Mukës
Apo Zhelen motorriste
Si të ish bijë e Lenka Çukos.

Gencat mos ti zë në gojë
Për të qeshur janë ngahera
Me Halimra me Medira
me ca Noka e Spiro Ksera.

Dua djalë për hijeshi
Jo një plak që bën gam-gam
Si thëngjill mbulu në hi
S’rri njeriu pa i ba dam.

Prandaj ik mos më eja rrotull
S’je në modë, je orjental
Shih sa e bukur qënkam sonte
S’e fus plakun nën fustan.

Shënim:
Hëna rozë do të shfaqet me 23 qershor 2013, ditën e zgjedhjeve parlamantare në Shqipëri