KORRUPSION ELEKTORAL NË PORDENONE

0
92

Kolec Traboini

Emigrantët shqiptarë në Itali njoftojnë se Dega e Partisë Demokratike në Pordenone, ka nisur prej kohësh një fushatë elektorale duke u premtuar emigrantëve shqiptarë udhëtimin falas në Shqipëri duke i pajisur me bileta për shkuarje e kthim, por si kusht për të votuar për Partinë Demokratine Nr. 44. Për të qënë të sigurtë dega në fjalë i ka marrë gjithsecilit person pasaportën duke ua fotokopjuar dhe duke u premtuar se do t’u njoftojmë për marrjen e biletës dhe nisjen. Por ndërsa disave u kanë shkuar njoftimet dhe i kanë marrë biletat, një pjesë tjetër e njerëzve që u kanë fotokopjuar pasaportat u kanë kthyer përgjigje se janë shumë njerëz dhe nuk kemi mundësi t’i përballojmë. Ata që kanë dhënë pasaportat për fotokopjim në fillim kanë qënë rreth 200 persona të cilët janë kryesisht nga Shkodra.

Njerëzit të cilëve u kanë fotokopjuar pasaportat kanë dyshimet e veta.
Së pari, nuk dihen nga kanë ardhur paratë për të prerë bilietat e udhëtimit falas; nga qëndra në Tiranë, nga Ambasada Shqiptare në Itali, konsullata shqiptare në Milano ku dihet se konsull është vëllai i eksponentes kryesore të PD që është në krye të listës për PD në Shkodër, apo janë siguruar në rrugë të tjera?

Së dyti, mos vallë kjo degë e PD për Pordenonen ku i kanë marrë paratë e plota për të gjitha biletat e udhëtimit dhe kanë pajisur vetëm një pjesë te njerëzve që paratë e mbetura t’ua rrasin xhepit të drejtuesve te vet. Se ata që vjedhin vota nuk e kanë të vështirë të vjedhin para.

Por emigrantët shqiptarë në Itali kanë edhe një shqetësim tjetër akoma më të madh se duke mos qënë në Shqipëri, me pasaportat e fotokopjuara bëhen dallavere e fallsifikohen fletvotime duke futur ato në kuti votimi në emrin e tyre, sepse të gjitha të dhënat i kanë të arkivuara dhe janë përcjellë në Shqipëri.

Kjo vetëm për Pordenonen, por ka gjasa se në të gjithë qytetet e Italisë, por edhe në Greqi, itharët e partisë në pushtet po punojnë me këtë mënyrë çfarë të jep mendimin se falsifikimet e vjedhjet e votave do të jenë evidente në zgjedhjet e 23 marsit dhe më shumë se sa propoganda elektorale subjektet politike duhet të marrin të gjitha masat për mbrojtjen me çdo kusht të votës së lirë.

…………..

AVOKATI ME ANGAZHIME ELEKTORALE NE PORDENONE ALFRED HASKO

Njofimet nga Italia na thonë se në segmentin Pordenone-Udine për të mbledhur pasaporta e njerëz në emër te PD, e për t’i dërguar në Shqipëri falas, është angazhaur personi me emrin Alfred Hysko, avokato legale la rapppresentante Via L. Struzo 1 CAP 33170 Pordenone, Itali. Zyrat e këtij avokati dhe ato të PD, dega Pordenone, janë në një ndërtesë dhe zyrtarët e degës së PD e kanë angazhuar avokatin për kete aksion politik elektoral. Janë marrë fotokopjet e pasaportave të 200 emigrantëve, që nuk dihet për çfarë qëllimi do të përdoren.

Kolec Traboini
18 qershor 2013