Ju të dy jeni shëmbëlltyra ekselente e injorancës që bëhet argument – u thotë Rama Çilit e Shkullakut

0
43

ResPublica.al, 13 qershor 2013

Rama është në studion televizive të TV Klanit me moderator B.Fevziun përballë një paneli me disa të thirrur nga mediat. Duke folur për projektin e PS-së për shëndetësinë (në studio e shpjegon I.Beqja), dy nga pyetje-drejtuesit në studio H.Çili dhe A.Shkullaku kërkuan detaje.

Mes të tjerave H.Çili thotë që shërbimi shëndetësor në Angli “është dizastër”. “Është dizastër” – përsëriti disa herë Çili i mbështetur nga A.Shkullaku, derisa kreu i PS-së, i ndërpret me fjalët: Ju të dy jeni fytyra ekselente e injorancës që bëhet argument. – Reformat nuk bëhen duke “krijuar infermierin e ri, doktorin e ri, pra njeriun e ri” – replikon Çili.

(a.n.)