SKANDAL/ Të sëmurët vdesin për ilaçe, QSUT paguan dieta për zonën elektorale të drejtorit Bushati

0
41

TemA, 4 Qershor 2013

Drejtori i Përgjithshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Helidon Bushati, njëkohësisht dhe kandidati për deputet në Qarkun e Shkodrës për Partinë Demokratike, vazhdon fushatën për zgjedhjet në Qarkun e Shkodrës, duke shkelur nenin 63 te Kodit Zgjedhor, i cili përcakton rregullat e listës së kandidatëve.

Gjatë kohës që Helidon Bushati ndodhet në Shkodër për të vazhduar fushatën elektorale, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vetëemërohet Drejtor i Përgjithshëm i kësaj qendre dhe merr vendime si i tillë, Durim Kraja, i cili është njëkohësisht dhe shef kabineti në Ministrinë e Shëndetësisë. Për firmosjen e shkresave të hartuara nga vetë i deklaruari si drejtor i QSUT shpenzohen rreth 20.000 (njëzetmijë) lekë të reja për dërgimin e tyre në Vaun e Dejës ku ndodhet aktualisht drejtori në detyrë, Helidon Bushati.

Gjithashtu makinat e shtetit nuk përdoren vetëm për fushatë, por dhe për takime të Helidon Bushatit me sekserin e tij, Melsi Beli, i cili është aktualisht Drejtori Juridik në QSUT dhe patriot i Bushatit.

I vetëquajturi Drejtor i Përgjithshëm i QSUT, Durim Kraja, njëkohësisht shef kabineti në Ministrinë e Shëndetësisë sipas burimeve që bëhen të ditura nga revista “Shtypi” më datë 04.02.2013 është shkarkuar nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, pas verifikimit nga Kontrolli i Lartë të Shtetit në lidhje me koncesionet dhe relacionet e paraqitura nga grupi i kontrollit për gjendjen e protokollit. Në bazë të këtij relacioni, Durim Kraja shikohet të ketë qenë ‘Vlerësuesi i Ofertave’ dhe shumë nga koncesionet mbajnë firmën e tij.

Ndërkohë që titullarët bëjnë “pazare” në emër të institucionit dhe në kurriz te popullit, në QSUT vazhdon kriza për mungesën e medikamenteve mjekësore./A.XH/