Tony Blair flet për një problem “brenda Islamit”

0
48

ResPublica.al, 2 qershor 2013

Tony Blair ka folur hapur për “problemin brenda Islamit”, pak pas vrasjes së ushtarit Rigby në Woolwich në duart e ekstremistëve islamikë. Ish-Kryeministri tha se ideologjia që frymëzoi aktin e terrorit që tronditi muajin e kaluar Britaninë është “e thellë dhe e rrezikshme”.

Në shkrimin e tij në Mail on Sunday, ai paralajmëroi se Qeveria nuk mund të mbrojë Mbretërinë e Bashkuar “thjesht nga ajo që ne bëjmë këtu”. Ideologjia islamike, tha ai, është “atje” dhe “nuk është pakësuar”. “Nuk është problem me Islamin,” shkroi ai. “Për ata prej nesh që e kanë studiuar atë, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me natyrën e tij të vërtetë dhe paqësore.

Nuk është problem as me muslimanët në përgjithësi. Shumica në Britani janë tmerruar me vrasjen e Lee Rigby-së. “Por ka një problem brenda Islamit – prej pasuesve të një ideologjie që është një brez ekstrem (strain) brenda tij. Ne duhet ta nxjerrim atë mbi tavolinë dhe të flasim hapur në lidhje me të.”

“Ai tha se ndërsa ka aktivistë radikalë dhe në fetë e tjera, ky brez ekstrem islamik “nuk është thjesht krahina e disa ekstremistëve”.

k.c.