ResPublica.al, 28 maj 2013
Berisha ka dhënë një deklaratë pas takimit që ka pasur me Jonathan Moore-in, dhe kjo deklaratë tregon se biseda nuk ka shkuar mirë. Por nga ana tjetër duket se vetë Berisha do t’i shkojë deri në fund planit të tij. Në njoftimin për shtypin nga kryeministria thuhet: “Kryeministri u shpreh se, në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë. Si alternativë, Kryeministri theksoi se mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t’i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme të datës 30 maj”.
Këto Jonathan Moore i ka dëgjuar edhe duke qenë në Washington. Ai ka ardhur të dëgjojë një muzikë tjetër. Por nuk ka gjasa që ta dëgjojë. Ai do të kthehet ‘duarbosh’. Por ndoshta me një bindje: Në Tiranë është rifanepsur Berisha në versionin e vjetër. Në Departamentin e Shtetit do duhet të rihapin arkivat.
M.N.