Unë jam shëmbëllim i deziluzionit të madh – thotë Myslym Pashai dhe tregon çfarë i ka ndodhur në Fier

0
55

ResPublica.al, 16 maj 2013

Më ka ndodhur një ngjarje e rëndë kur ngrija strukturat e AK në Qarkun e Fierit. Një deputet i parlamentit të sotëm dhe që kandidon për parlamentin e ardhshëm, u shfaq si fantazmë në Myzeqe dhe i mbërtheu për gryke drejtuesit “idealistë” të AK (Ja se si u shkri idealizmi!!!) Ideja ishte që Myslim Pasha të mos kandidojë në Fier, ta spostojmë ku të dojë, na duhet një intelektual fierak, që të ketë edhe para, ….”

Ngjarja vijon për një natë të gjatë me marrje firmash dhe peticione… Peticioni udhëton për në qendër, jo hipur në kuaj por mbi krahë lakuriqësh nate, që fluturojnë pas valëve elektromagnetike: “valë të ligësisë politike shqiptare” Pastaj, kjo pazarlakuriqësh të natës, krijon skuadra të zeza, trysnish, se “votat do t’i shkojnë lakuriqit të Myzeqesë” prandaj “vendos se ç’do të bësh!…” Kjo rrëfenjë reale është e natyrshme në Shqipërinë e tregut të pushteteve, vjedhjes e shitblerjes së votës. Ngjarja është shumë e rëndë. Përjetimi im idealist ka qenë “shokues”. Pas kësaj një deputet tjetër nga një “Zuskë e politikës’” erdhi në pazarin e Gjanicës së përmbytur dhe bleu një Kryetar të AK… për të dëshmuar se politika shqiptare është plot e për plot me lakuriqë të natës

Rrëfimi është i Myslym Pashait, shkëputur nga një intervistë e tij për të përditshmen DITA. “Pse vallë qenkam unë një figurë publike? Se kam shpëtuar Detin apo se dhashë Dorëheqje? – shpërthen ai në përgjigje të njëjrës nga pyetjet të cilën intervistuesi e nis me “ju jeni figurë publike…” etj. Dhe shton: “Kjo “dorëheqja “ iu ka pëlqyer një pjese që e trajton ikjen time në favor të njërës apo tjetër anë, kur dihet që edhe unë nuk mund t’i shpëtoj ndikimit të mendësisë së gatuar në Shqipëri, me të cilën ushqehemi çdo çast. Unë jam shëmbëllim i deziluzionit të madh…” a.n.

Intervista: http://gazetadita.al/16-maj-2013/