Ngjarja e ditës: Eugen Wollfarth në Vlorë pranë Ramës, që lëshonte mesazhe të qarta elektorale

0
32

ResPublica.al, 11 maj 2013

Në Vlorë është çelur sot sezoni turistik me një sërë aktivitetesh të ndryshme, dhe në këto aktivitete ka marrë pjesë dhe njeiru që kryeson listën e kandidatëve të qarkut të Vlorës, i pari i socialistëve, Edi Rama. Për këtë arsye, ngjarja mori ngjyrime të plota elektorale, dhe kjo bëri që të bjerë shumë në sy prania e kreut të OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wolfarth. Ky i fundit nuk para është njohur për qëndrime dashamirëse ndaj opozitës, të paktën kështu e ka vizituar media jo qeveritare, e në këtë kuptim vizita e tij në Vlorë në ditën e sotme është një ngjarje dhe për të.

“Më vijnë në mend festimet e mrekullueshme të 100 vjetorit të Pavarësisë; në këto festime më dukej se nuk kishte mbetur personalitet pa ardhur në Vlorë; është një mrekulli të jesh këtu, ju uroj gjithë të mirat”,- tha Wollfarth-i disa fraza neutrale, me sa duket me synimin për të mos inkurajuar interpretime partizane të pranisë së tij në të njëjtën skenë me aspirantin për kryeministër, fjala e të cilit u dallua për mesazhe të qarta elektorale. “Kanë kaluar 100 vjet që kur u ngrit flamuri i pavarësisë, jemi të bindur se firmëtarët e pavarësisë nuk do ishin të lumtur të shihnin Shqipërinë kaq mbrapa. Është koha për të ngritur në këmbë popullin tonë, vendin tonë, për ti dhënë Shqipërisë fuqinë e një zhvillimi, fuqinë për të shkuar drejt Europës dhe për të bërë realitet amanetin e etërve tanë”,- tha Rama.

Re.Pu.