Mero Baze i jep ‘ok’ kandidimit të Kokëdhimës, por: Të shkojë të mbledhë vota në Qeparo e jo të na mbijë në TV

0
61

ResPublica.al, 9 maj 2013

Mero Baze është i idesë se Berisha, me veglat e veta mediatike, është duke e paraqitur Kokëdhimën si simbol të opozitës, dhe i bën një si apel këtij të fundit për t’mos ia ushqyer këtë lojë Berishës. “Unë si opozitar nuk jam kundër që Kokëdhima të jetë deputet; si botues dhe njeri me lidhje politike, ai është mbi nivelin mesatar të parlamentit; ai është shumë më i aftë se shumë deputetë të opozitës dhe të Berishës dhe nuk kam asnjë drojë se do të turpërojë dikë si deputet”, thotë Baze, por ka një “por” në këtë arsyetim. Ja se cili është saktësisht shqetësimi i Bazes: “[Kokëdhima dhe opozita] nuk duhet të hyjnë në spiralen e lojës së Berishës, që debati publik të përqendrohet tek Kokëdhima.

Kokëdhima është caktuar deputet i Delvinës dhe Bregut dhe bën mirë të niset nga Tirana në Qeparo, të ulet me patriotët e vet dhe të përpiqet t’u mbledhë ndonjë votë për opozitën atje. Nëse Edi Rama me Koço Kokëdhimën, meqë kanë shkuar të dy bashkë në Vlorë, nuk e bëjnë Vlorën 8 me 4 për opozitën, do të jenë humbësit moralë të këtyre zgjedhjeve edhe nëse marrin pushtetin. Nuk e di sa punë bën Kokëdhima në Bregdet, por i besoj atyre që e kanë zgjedhur.

Një gjë e them me siguri: Ai nuk bën punë, por prish punë, nëse tashmë na shfaqet si udhëheqës kombëtar, si një prurje e re që do ndriçojë opozitën dhe opozitarizmin në këtë prag ndërrimi pushteti. Atë që ai mund të ndreqë me ndonjë plak në Qeparo, apo votues të pavendosur në Bregdet, mund ta prishë me pjesën tjetër të Shqipërisë, që e njohin atë më shumë sipas imazhit të Berishës se sa për atë që ai është vërtetë.”

Shkrimin eplotë mund ta ndiqni në linkun:

http://www.gazetatema.net/web/2013/05/08/i-emeruari-i-berishes-dhe-i-zgjedhuri-i-rames/

Re.Pu.