Berisha: Edvini është frikacak! Rama ironizon: Foli njeriu me antiplumb!

0
33

Dita, 28 Prill 2013

Berisha – Rama

Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar pasditen e të dielës rikonstruksionin e rrugës Shën Vlash- Kryqëzimi Fllakë- Katund i ri. Ai ka vijuar me akzuar ndaj kreut socialist, Edi Rama se po mban peng integrimin dhe se është një frikacak deri në palcë.

“Në tetor 2012, KE i rekomandoi statusin e vendit kandidat, me kusht që Parlamenti shqiptar të votonte tre ligjet, që prisnin aty që nga fillimi i vitit 2012. Me një akt hakmarrës primitiv, qëndrim të papërgjegjshëm ndaj çdo qytetari që nga tetori 2012 mban peng tre ligje për t’i treguar shqiptarëve ca është i aftë të bëj me zemër ligësinë e tij. Sot e dëgjoja të derdhte lot krokodili për pensionet e emigrantëve. Emigrantëve nuk u jepet pension se Shqipëria nuk ka status të vendit kandidat. Që në atë moment të gjitha vendet janë të detyruara tu njohin shqiptarëve vitet e punës kudo ku i kanë kryer”, tha Berisha.

Reformat tha kryeministri Berisha mbrojtën vendin nga kriza. Me programin e PD-së, tha ai garantuam rritjen ekonomike, dhe uljen e papunësisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i lideri të opozitës i cili ka ironizuar deklaratat e Berishës. Takon njerëzit me antiplumb edhe në mes të vapës dhe akuzon të tjerët si frikacakë:-) #Portokalli” shkruan Rama në Twitter.