Thaçi, spiun serb (sipas serbëve)

0
34

ResPublica.al, 28 prill 2013

Kanë qenë mediat serbe që kanë nxjerrë një informacion pak të sikletshëm, faktin që Thaçi mund të jetë spiun serb. Gazeta “Kurir” duke iu referuar marrëveshjes shkruan se ai “tradhtoi” shtetin mëmë, atë për të cilin ka punuar si agjent!

Titulli i shkrimit të botuar në gazetën e përditshme serbe është: ”Rreptësisht konfidenciale: Thaçi ishte spiun serb!”. Ndër të tjera, në artikullin e përcjellë nga mediumet shqip, Kurir shkruan:

Vëllai më i madh i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Shtetëror të Sigurimit të Jugosllavisë (UDB) në vitet ‘80 të shekullit të kaluar! Veçanërisht roli i tij u vu re në demonstratat studentore në Prishtinë në vitin 1981, të cilat u shuan me dhunë”.

Një burim “i mirëinformuar”, ka treguar për “Kurir” lidhjet e familjes së kryeministrit të Kosovës me UDB-në, lidhje që janë të njohura dhe të skeduara në arkivat e Beogradit. Një pikëpyetje është, se, nëse ato dokumente ekzistojnë, pse mbahen ende të fshehta nga qeveria serbe?

k.c.