Një lexues na ka dërguar një foto të shkrepur në një veprimtari përuruese të kryeministrit Berisha në Tiranë. Nga fotoja (më qartë e të zmadhuar foton mund ta shihni në rubrikën me titull ‘fotografi nga lexuesit’, në fund të kolonës së tretë, djathtas, të faqes sonë web) duket se kryeministri ynë është i blinduar me roje trupi. 31 roje janë identifikuar nga lexuesi ynë, i cili i ka futur në rreth.
Këta janë roje që e shoqërojnë në këtë aktivitet, por ka dhjetra të tjerë që e i ruajnë shstëpinë, familjarët kudo që lëvizin, apo vetë Berishën në aktivitete më të ekspozuara ndaj rreziqeve, që vetëm ai e di se nga mund t’i vinë. Berisha është i vetmi politikan që i ka të përforcuara masat e sigurisë së vet. Të tilla i ka patur këto masa qysh prej vitit 1992. Kur ka qenë në opozitë është ruajtur po njësoj.
Vazhdimisht është ngritur pyetja se “përse vallë kryeministri ynë ruhet me kaq shumë roje trupi”, por ka mbetur një pyetje pa përgjigje nga ana e tij.
Re.Pu.
Nuk më duket se ka edhe aq shumë rroje trupi. Ca sikur i keni rrethuar kot.
Comments are closed.