Andi Bushati: Berisha është i frikshëm pikërisht tani, pas izolimit ndërkombëtar; mund të shndërrohet në një kamikaz

0
89

ResPublica.al, 17 prill 2013

Seanca parlamentare e zëvendësimit të Ilirjan Muhos në postin e anëtarit të KQZ-së, që është paraprirë, shoqëruar e pasuar me një përplasje të fortë mes Berishës e Washingtonit e Brukselit, shihet me frikë nga komentatori politik Andi Bushati. “Berisha është futur në rrugë pa krye”, thotë ai qysh në krye të herës.

Dhe arsyeton: “Lajmi i izolimit ndërkombëtar të Berishës, nuk është një lajm që ka vend për gëzim. Ai është një lajm i keq. Sepse dëshmon se kryeministrin tani nuk ka më as kush ta ndalë, as kush ta kontrollojë. Me vendimin e një ‘burri shteti sovran’ që nuk pyet për të huajt, ai ka rrezik që shumë shpejt të shndërrohet në një kamikaz. Të niset në rrugëtimin e vetmuar të qëndrimit me çdo kusht në pushtet, duke mbajtur peng jo vetëm zgjedhjet e 23 qershorit, por edhe fatin e gjithë shqiptarëve.”

Shkrimin e plotë të Bushatit mund ta ndiqni në linkun:
http://www.gazetatema.net/web/2013/04/16/kthesa-e-berishes/

Re.Pu.