ResPublica.al, 17 prill 2013
Pedagogu i UET-it, sociologu e ish ambasadori Fatos Tarifa nuk para është shprehur për çështje të politikës së ditës. Por e ka bërë sot me anë të një shkrimi të publikuar në Mapo. Është tronditur nga séanca parlamentare e mbrëmjes, kur u shkarkua anëtari i KQZ-së, Muho. Dhe sipas Tarifës, me atë seancë u provua se kjo maxhorancë nuk e ka më atë legjitimitet që kish katër vjet më parë, dhe se rendi demokratik nuk është vetëm i brishtë, por edhe i dyshimtë.
Ai ndalet tek figura e kryetares së Kuvendit, “megafonit që prodhon sharje e fyerje për kundërshtarët e saj ‘horra’”, dhe tek kryeministri me fytyrë të mërzitur, të lodhur, pa jetë, dhe pa gjallërinë e pa dinamizmin e tij të zakonshëm. Dhe më poshtë, në një paragraf të tërë me titull “Një fytyrë, një fatkeqësi”, ai tregon një anektodë universitare të jetuar prej atij vetë. Një student i ka thënë: “E para fytyrë që kam pare në TV kur isha foshnjë ishte ajo e Berishës; fytyra që shoh sot në ekran përpara se të mbyll sytë e të bie të fle është po ajo. Vallë e njëjta gjë ndodh dhe me moshatarët e mij hungarezë, polakë, bullgarë, çekë, estonezë, etj?” Përgjgija e Tarifës merret me mend.
Re.Pu.