Topalli tallet me bashkimin PS-LSI: U bë bashkë koalicioni i qelbësirave

0
44

TemA Online, 15 Prill 2013

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk ka lënë pa thumbuar gjatë seancës së sotme, bashkimin e PS-së me LSI-në. Ajo ka thënë se tashmë janë mbledhur bashkë gjithë qelbësirat.

“Keni disa ditë që bëni thirrje “qelbësira kudo që jeni bashkohuni”. Nëse ju ndiheni mirë, edhe ne ndihemi mirë”, tha Topalli në një moment gjatë seancës së sotme.

Pas kësaj kanë reaguar deputetët socialist, të cilët e kanë konsideruar si fyese etiketimin e Topallit si “koalicioni i qelbësirave” për bashkimin PS-LSI. Por, Topalli është justifikuar duke thënë se këtë e ka thënë vetë kryesocialisti Rama, gjë që në fakt nuk është e vërtetë, duke qenë se kjo frazë ka dalë nga Mustafa Nano.

Nuk mund të më shtrembërosh mua fjalët. Unë përsërita fjalët e kryetarët tënd, kur kryetari juaj tha qelbësira të të gjitha vendeve bashkohuni”, iu përgjigj Topalli një prej deputetëve socialist./b.l