Dom Gjergji polemizon nga pozitat e një internauti me Armir Tarajn

1
25

ResPublica.al, 13 prill 2013

Shkrimi i Armir Tarajt, shqiptarit që banon në SHBA e që herë pas herë dërgon për respublica-n artikuj me argument fenë, e në veçanti islamin, ka ngacmuar aty për aty Dom Gjergjin. Taraj shpreh çudi në shkrimin me titull “Ku janë katolikët e moderuar?”, që mund ta lexoni në sitin tonë, pse nuk ka pasur reagime nga katolikët ndaj disa qëndrimeve të dy katolikëve (njëri prifti kosovar Dom Shan Zefi dhe tjetri studjuesi Ardian Ndreca), që sipas Tarajt janë të natyrës ekstremiste.

Dom Gjergji, këtë herë në rolin e një internauti të zakonshëm, ka lënë një shënim në fund të shkrimit të Tarajt të publikuar në faqen tonë web, dhe aty ka pretendimin se ai vetë e ka thënë të vetën në përgjigje të shqetësimit të Tarajt (ai jep dhe linqet e do shkrimeve të tijat lidhur me këtë çështje, si: http://www.mapo.al/2013/04/06/feja-si-shkak-per-lufte/; http://respublica.al/artikuj/2012/09/20/gjergj-meta-liria-pe….). Në fund të komentit të vet në fund të shkrimit të Tarajt, Dom Gjergji gjen rast për t’u futur edhe njëherë në debatin e zhvilluar mbi ndërhyrjen turke për rishikimin e teksteve të histories shqiptare, e për ta saktësuar e qartësuar qëndrimin e vet. Ja çfarë thotë ai:

“Në një gjë unë jam dakort me [Ardian Ndrecën] dhe me shumë të tjerë: Turqia në Shqipëri ka qenë një pushtuese 500 vjeçare. Të ndërrosh termat e historisë ne lidhje me pushtimin turk do të ishte sikur tani të vinin italianët e të na thonin: dëgjoni, në tekstet tuaja shkruani që më 7 prill 1939 ne erdhëm t’ju bënim një vizitë kortezie dhe jo për t’ju pushtuar, ose sikur Gjermanët t’iu thonin hebrenjeve: shikoni, tani ndërroni tekstet dhe thoni që nazistët kishin vetem për qellim t’ju mbronin nga i ftohti, prandaj ndërtuam furrat e djegjes.

Prandaj, i dashur Taraj, askush nuk mund të na thotë, e aq më pak qeveria turke, të ndryshojmë termat e historisë. Dhe nuk ka lidhje islamizmi me këtë çështje. Kush do të sulmojë islamizmin me pretekst otomanizmin bën shumë keq, por edhe kush identifikon otomanizmin me islamizmin bën keq në dëm të islamizmit. Por kjo nuk është më puna e ime.

Dhe e mbyll: “Të fala e paqe! Dom Gjergji.”

Re.Pu.

——————- Komente —————–

Armir Taraj| 14 prill 2013

Une pergjigjen time e dhashe tek shkrimi origjinal, nen komentin e z. Meta.

Gjithsesi, me duket e çuditshme qe debati shkoi serish te rishikimi i teksteve te historise, nderkohe qe une kete teme nuk e preka fare ne shkrimin tim. Une thjesht shpreha shqetesimin rreth gjuhes ekstremiste te perdorur nga autoritete katolike shqiptare e kosovare kundrejt shqiptareve muslimane dhe islamit ne trojet tona.

Me vjen keq qe dom Gjergji eshte nxehur pak ne fund te shkrimit te tij, do ishte mire keto debate te beheshin mes zemrave te qeta.

Gjithashtu me vjen keq qe po me mbetet mua te merrem me kete debat, kur ka plot kuadro te kualifikuar ne rradhet e Komunitetit Musliman Shqiptar, te cilet i inkurajoj te marrin persiper pergjegjesite perfaqesuese qe kane e te mbrojne interesat e besimtareve muslimane dhe trashegimine tone fetare ne debatet publike.

Me respekt,

Armiri
NY

———-

nga Paul Tedeschini | 14 prill 2013

Zotni Armir, un kam kete vrejtje rreth shkrimit tuej me titull “Ku jane katoliket e moderuar

Kerkoj nga ju qendrimin tuej rreth vrejeve te mija.

1- “…shkrimtarit Kim Mehmeti se Islamizmi e ka ruajtuar shqiptarinë..”

2-Dom Shan Zefi, Kancelari i Ipeshkvisë Katolike të Kosovës, raportohet se në përgjigje ndaj tezës së shkrimtarit Kim Mehmeti se Islamizmi e ka ruajtuar shqiptarinë, ka thënë: “Shqiptarinë nuk e ka shpëtuar islamizmi, por është Kisha Katolike ajo që ka mbajtur gjallë fijet e shqiptarisë”.

Kim Mehmeti ka shprehe mendimin e vet dhe Dom Shan Zefi ka shpreh mendimin e vet. Ku asht problem këtu? A duhet qe patjeter te kene te dy te njajtin mendim/pikpamje?

3- “Ardian Ndreca, kryredaktor i revistës katolike “Hylli i Dritës”, mes të tjerash thotë në shkrimin e tij: “Edhe pse kontakti gjeografik me Turqinë mungon, mes nesh endet si nji shpirt i keq gërmadhash nji frymë që s’asht tjetër veçse gërbula që na ka lanë barbaria otomane. Ka 100 vjet që e tërheqim zvarrë mbas nesh ketë hije të zezë ase kufomë që na e qelb rrugën, tue shpresue gjithnji që të shkundet ma në fund prej jermit të etheve të liga, por më kot. “ dhe me pas: “Vetë lutjet në arabisht janë tregues i nji unjisimi shpirtnor me nji botë që gjithnji e ma tepër po shkatrron indin e shqiptarizmës.”

4- Armir Taraj thote: Sipas kryeredaktorit të “Hylli i Dritës” Islamiendet si nji shpirt i keq gërmadhash.”

Pse a identifikon z. Armir Taraj Turqine = me Islamin? Don me thane kur thona Turqi a duhet te nenkuptojme Islam, apo kur thona Islam, na duhet te nenkuptojme Turqi? Atehere shqiptarët qe festuen 100 vjetorin e shpalljes se pamvarsise me 12 nandor 1912 ne Vlore, a u pamvarsuen nga Turqia apo u pamvarsuen nga Islami?

Zotni Armir Taraj ju nuk i keni te qarta idete per te cilat shkrueni.

1 COMMENT

  1. Realisht, duhet pranuar që feja islame ka ardhur nga pushtimi turk dhe ushqehet nga Turqia. Kjo u pa edhe herën e fundit për Bajram, kur Bashkia islame e Shqipërisë e festoi në një ditë me Turqinë, ndërsa Bashkia islame e Kosoves, në një ditë me arabët. Të mos gënjejmë veten kot.

    Nga pikëpamja e fesë kristiane, e atyre që besojnë, parimisht ata nuk mund të hyjnë e të kritikojnë të metat e fesë islame, apo ndikimin negative, që feja islame dhe thirrja e e-zanit jep mbi shoqërinë shqiptare, se myslimanët do të thonin, ju e bëni këtë pasi mbroni fenë tuaj. Por kjo nuk duhet të jetë kështu.

    Vërehet një tërheqje taktike e katolikëve shqiptarë për të mos kritikuar hapur të metat e fesë islame dhe ndikimet negative, që ajo sjell mbi shoqërinë tonë. Kjo vjen për shkak të ruajtjes dhe mos-gjenerimit të konflikteve fetare, por me sa mendoj unë, kjo vjen edhe për shkak se feja katolike në Shqipërinë e pushtuar nga turku, ishte në minorancë dhe e margjinalizuar.

    Të njëjtën goditje dhe më dërrmuese i dha edhe regjimi komunist fesë katolike, ku u torturuan e vranë me dhjetëra priftërinj katolikë, në emër të një feje të re. Por ndikimet negative duhet pra, të vihen re, të identifikohen dhe të kritikohen hapur në çdo rast, kur mendohet se i shërbejnë shoqërisë. Në këtë rast, ne jemi të lire dhe duhet që edhe katolikët të kritikojnë ndikimet negative dhe frenuese për zhvillimin, që vijnë nga feja islame.

    Përderisa ne jetojmë në demokraci e nuk duam grindje apo konflikte fetare, atëherë kërkohet edhe kuptueshmëria e të gjitha palëve. Kërkohet shteti të jetë më i fortë dhe ligji për ndotjen akustike të zbatohet edhe për besimet fetare, e sidomos kundrejt e-zanit, i cili na e kthen shoqërinë shqiptare në mesjetë. Na paraqet si komb arab! Mentaliteti arab na bllokon edhe zhvillimin si komb.

    Po të mos ishte zhvillimi kulturor, shkencor e teknologjik, që ka dhënë Perëndimi, ku kemi në shumicë besimin kristian, vendet arabe në fakt, për hir të ndikimit negative nga feja islame, nuk do të ishin në gjendje kurrë të zhvilloheshin.

    Nëse ne shqiptarët duam zhvillimin, atëherë duhet edhe të dalim hapur në mbrojtje të tij. Nuk po them të margjinalizojmë fenë islame, pra, të mos sulmojmë fenë si fe, se ngjallim debate e humbje energjie të kotë, por të kërkojmë pozicionimin e fesë mbi baza më reale, dhe jo imponuese në shoqëri, sidomos me zërin e saj të lartë, në këtë rast të fesë islame.

Comments are closed.