(Përkth. nga S. Guraziu)
E di ti përshfaqesh
Gjallërisht skaj meje,
Duke mohuar lindjen tënde nga koka ime,
Duke pretenduar që ti ndjen
Dashuria e zjarrtë mjaftueshëm të dëshmohet
prekja realisht…—
MONOLOG SOLIPSISTIK ME VETEN
Sylvia PlathUnë?
Unë eci e vetmuar;
Rruga e mesnatës
Vërtitë vetveten nga nën këmbët e mia;
Qepallat rrëzohen
Këto shtëpi që ëndërrojnë të gjitha janë shuar;
Përmes një feksimi të mendjes
Tej këndeve kulmore qepa qiellore e hënës
Kalavaret lart.Unë
I bëj shtëpitë të zvogëlohen
Dhe pemët të imtësohen
Duke vajtur larg; treshe e shikimit
Mban lëvarur njerëzit-kukulla
Të cilët, pa hetuar se si treten,
Qeshin, puthin, dehen,
As t’iu shkrepë që nëse unë zgjedh pulitjen
Ata vdesin.Unë
Kur në disponim të mirë,
Ia jap barit gjelbërsinë e tij
E fisnikëroj bluqiellin, dhe e pasuroj diellin
Me flori;
Por, në damarin më dimëror, ruaj
Fuqinë absolute
Ta bojkotoj ngjyrën dhe ndaloj cilëndo lule
Të ekzistojë.Unë
E di ti përshfaqesh
Gjallërisht skaj meje,
Duke mohuar lindjen tënde nga koka ime,
Duke pretenduar që ti ndjen
Dashuria e zjarrtë mjaftueshëm të dëshmohet
prekja realisht,
Edhe pse mjaft e qartë
Gjithë bukuria jote, e gjithë mendja, dhuratë
është, i dashur,
Nga unë.
Solipsizmi – (filoz.) Teori filozofike se vetja jonë është e vetmja gjë, që mund të jetë e njohur dhe verifikuar. Teori apo pikëpamje se vetja është realiteti i vetëm.
(Sylvia Plath – “Soliloquy of the Solipsist” – Përmbledhje Poezish)
Ars Poetica – http://www.letrat.eu/alfa-sg_arspo_fp.php?id=250 – © Përkthyer nga S. Guraziu, 2013