Kopertina e DITA-s, 11 Prill 2013
Në fillim të kësaj jave, tri nga opinionistët më të njohur në vend Mustafa Nano, Mero Baze e Andrea Stefani iu drejtuan nëpërmjet faqeve të Ditës, Edi Ramës, Ilir Metës, Sali Berishës, Bamir Topit e Kreshnik Spahiut. Rama, Meta e Topi janë përgjigjur dhe përgjigjet janë botuar në tri numrat e fundit të Ditës.
Kërkesa jonë pranë zyrtarëve të shtypit të kryeministrit Berisha për t’iu përgjigjur edhe ai pyetjeve deri dje pasdite nuk mori reagim konfirmues. Në këto rrethana, në emër të lexuesve të Ditës po i drejtohemi ne kryeministrit, me një nga rubrikat e përditshme të gazetës: atë të poetit të njohur Arben Duka. Ai ka supozuar përgjigjet e mundshme të kryeministrit dhe më pas u ka dhënë një përgjigje, “përgjigjeve”.
Për kujtesë, tri pyetjet për Berishën (nga 15 pyetjet e tri opinionistëve për 5 politikanët) ishin si më poshtë:
1 – Pyetja e Mero Bazes për Sali Berishën: A mendon se 21 Janari ishte protestë kundër teje apo Ilir Metës?
2 – Pyetja e Mustafa Nanos Për Sali Berishën: Unë nuk e kam ditur kurrë në vitin 1991 se Sali Berisha do ish kryeministër i vendit në vitin 2013. Po ju?
3 – Pyetja e Andrea Stefanit për Sali Berishën: A ju duket normale që në një vend si Shqipëria, ku diktatori komunist Enver Hoxha ka udhëhequr për 40 vjet, lideri që vjen më pas dhe e quan veten demokrat të ketë ambicien të udhëheqë për, të paktën, nja 30 vjet? A ka ndonjë kuptim për ju akti i Xhorxh Uashingtonit që nuk pranoi një mandat të tretë presidencial si të rrezikshëm për demokracinë edhe pse ju lutën të kandidonte?
Nga Arben Duka
“Përgjigjja” e Berishës për pyetjen e Meros:
Si shumë vonë ti Mero,
Ma kërkon mendimin,
Për atë protestë,
Pse nuk pyet Edvinin?!Dihen këto punë,
S’janë dhe aq të thella,
Iliri qe shkaku,
Unë isha tabela!Ti ke qenë i jemi,
Miku im i vjetër,
Tash ban vetëm pytje,
Se s’ban dot gjë tjetër!“Përgjigjja” e Berishës për pyetjen e Mustafës:
Kjo tregon që ti,
S’merr vesht nga kjo punë,
Sepse po ta dije,
Nuk ikje nga unë!Për sa kohë që poplli,
Voton vetëm blue,
Po asht’ krejt normale,
Që do jem këtue!Ti s’njeh veten tënde,
S’ta them për shaka,
Ja më thuej, si quhesh
Muç a Mustafa?!“Përgjigjja” e Berishës për pyetjen e Andresë:
Ti Andre vërtet,
Që je burrë i ditun,
Po njëlloj me Muçin,
Pyetjen e ke qitun!Një përgjigje tjetër,
Do ish ma e kota,
S’kam ardhur me pushkë,
Kam vjedhur ca vota!Ndaj dhe po ta them,
Ta heqësh qederin,
Ky asht bash ndryshimi,
Që kam me Enverin!Për Uashingtonin,
Ti s’e din vërtet,
Tha ashtu po ndenji,
Dhe për herë të tretë!“Përgjigjja” e Berishës për lexuesit e Ditës
Meqë unë jam,
Në kulm të ndryshimit,
U përgjigj për mue,
Sot Duka i Krimit!Unë e dij që asht,
Kundër meje krejtë,
Po në përgjithësi,
Asht’ njeri i drejtë!* * *
Berisha dhe “përgjigjet”
Kur pyet Berishën,
Është mundim i kotë,
Se tjetër mendon,
Dhe të tjera thotë!Ç’ka vërtetë në mendje,
Meros po t’ja thosh?
Fjal’ e parë do ishte:
“Digjo mor’ kodosh……S’jam pendue kurrë,
Për atë janar,
Edhe po të kishte,
Katërqind të vrarë!…Për katër të vrarë,
Nuk më vjen mandata,
Kur s’më bëri gjë,
Nëntëdhjet’ e shtata!”Do na thoshte neve:
“…DITA, jeni horra,
Sa keq që s’ju kapën,
Dhe ju “plumbat qorra”!”Do t’i thoshte Muçit:
“S’më tremb fjala jote,
Dhe sot më ke bërë,
Pytjen ma idiote!…Në nëndhjetë e njëshin,
S’mund ta dije ti,
Pse asht Sal Berisha,
Ky që asht tani?!S’e dija as unë,
Po tani e di,
Se sa të kem frymë,
Në pushtet do rri!E kam deklarue,
Meta s’më la ngusht’,
Kam kërku fitore,
E du’ çdo kusht!Kur them me çdo kusht,
Asgja s’përjashtoj,
Dhe në luftë civile,
Shqypërin’ e çoj!E due pushtetin,
E du’ me çdo çmim,
Nuk vlen Shqypëria,
Sa pushteti im!Ma mirë pranoj vdekjen,
Se me m’ik pushteti,
Pas meje të bëhet,
Këtu kijameti!Fjala vjen pesë vota,
Duhen për pushtet,
Le t’më japin dy,
Se tre i marr vet’!Dhe unë nuk flas kot,
Nuk ia fut katundit,
Ky qershor për mue,
Asht’ betejë e fundit!Asnjë zgjidhje tjetër,
Nuk kemi në mes,
Asht’ betejë e fundit,
O fitoj, o vdes!Nga ato që thoni,
Nuk më kap qederi,
Le të thotë Andrea,
Se jam si Enveri!Le të tregojë prralla,
Me Uashington,
Morali i juej,
Tek unë s’ekziston!S’nginjem me pushtet,
Më mban shpirtin gjall’
Tash mendoni vetë,
Kë kini përballë!Përgjigje për “përgjigjet”
E dimë o Sali,
Që nuk ke ndryshuar,
Por për fat të mirë,
Tani ke mbaruar!Je sosur o lumë,
Tani ngjiresh kot,
T’u bënë kundra shumë,
Dhe s’u bën gjë dot!Ndaj rrugën ndryshimit,
Hapja o lum plaku,
Që mos përfundosh,
Bash si Mubaraku!Bash si Mubaraku,
Në një mosh’ të thellë,
Që në gjyq e shpien,
Tani me barrelë!E kupton dhe vetë,
S’mban më ujë pilafi,
Është shembull perfekt,
Për të gjithë Gedafi!