Përshëndetje miq të dashur,
(koment) padyshim poezitë janë diç si përshëndetje për jetën, janë diç si “aromë e bukëvalës” për urinë, si aromë puthjesh për dashurinë… janë figurinash-skicash artistike të bilurta, strall, u
ë, luzmim e rrezatim i dashurisë ndaj gjithçkaje; janë diç si klithma shpirtërore (me qëllim komunikimi, hiç më ndryshe nga klithmat ordinere të gjuhës), janë gjurmë të asaj që është sublime si vulë ndër zemrash, si pastërti e skajshme ndjesish nga qenia jonë, ndonjëherë si kumt dhe kuptimësi e fragmentuar nga humbellat shpirtërore por gjithmonë brumë mimetik i ngjeshur me pafajsinë – gjuha e poezisë është “gjuha” më e pastër që buron nga ne, dhe të gjitha klithmat, copëzat, fragmentet… nuancat e secilës arie në njëfarë mënyre s’janë diç tjetër por “ndërkomunikim”, andaj mos hezitoni, “komunikoni” dhe ju me buzëqeshjet, me jetën, me të bukurën, inspirohuni nga cicërimat pranverore, përshëndesni dhe ju ashtu “vjershërisht”… (tekefundit natyrën, zogjtë, blertësinë, lulet, librat, diellosjen, fëmijët…), na e falni ndonjë surprizë të ëmbël si libër në librarinë aty afër, si cikël poezish për miqtë nga lista juaj, për lexuesit në Ars Poetica, për lexuesit…), shpaloseni ylberin poetik dhe një milion ngjyrat e tij le të shkëlqejnë si një milion vargjesh-zinxhirë të florinjtë germatikë, le të mbështillet rreth qafës suaj një gjerdan i pafund me margaritarë, gushore artistike me gurë të çmuar, rruazash e perlash poetike dhe le arti i fjalës të ngrohet në prushërishten e zemrës suaj – mos ngurroni miq të dashur… nuk do ndjeheni larg, të humbur në një botë të largët por aq afër sa vetë afërsia juaj me të rrahurat e zemrës, do ndjeheni mes shpirtrash!
një fundjavë të bukur, e perzemersisht,
senad guraziu
DASHURI PËR TOKËN
S. GuraziuGurët më së ëmbli peshojnë
në vendin e vet, kështu thotë urtësia
e të gjallëve, por këtë e dinë
dhe vetë gurët, të gjithë gurët
e puthur me tokën, të rrokullisurit
më së miri e njohin shijen e ëmbël
të peshës – e dashur, njëjtë është
dhe me ëmbëlsinë e puthjeve,
me peshën e buzëve tona.Secila puthje peshon aq ëmbël,
diç zën vend ëmbëlisht në një vend,
puthitur aty ku duhet buzët tona
peshojnë si gur i përqafuar
nga flora, zjarri është ngrohtësia
e robëruar, është strofulla e gurit
në lëkurën, në epidermën e tokës.Secili gur pretendon të jetë gjallë,
nën puthitjen e tij s’ka gjelbërim
vetëm sepse i ngjeshur tepër
me peshën, por puthja e ëmbël,
aq fuqishëm me tokën është dashuri
a la gurërore, shtypja, gravitacioni
janë dëshmia dhe forca, mbase
dhe ligj që ushqen afshin, puthjet
inorganike të gurëve – paçka
se fijet e barit puthitur faqeve
me ëmbëlsinë organike të puthjes…
vështirë ta kuptojnë.FILIZ ANDROGJENIK DËSHIRASH
S. GuraziuHëna si mokër e bardhë, gur qielli i ngrohur
nga dielli mizogamik, njolla e zbehtë në qendër
është goja e diskut, është krateri qendror
ku struken baticat hënore për Tokën e fjetur.* * *
Venera tutje pulitet, miria yjore shkundulloset,
në qepallat xixëllon gjithë yllësia, pë
dezur
lëkurës miriadë petalesh, pushi dielektrik
elektrizohet, me lëngështinë e buzëve të saj
freskohen puthjet e yjeve, në gjuhën e dehur
sython opuntia, mugullon gjethnaja mikrosporike,
shpërthen aromë nopali – dritëvarat gërshetohen
si litarth i kërthizes së qiellit – fshehur në sakura
një filiz androgjenik, bisk i ndrojtur, në zemër
ngjeshur miliona dëshirash për zemrat e planetit,
i heshtur pret floriadën e harlisur të mëngjesit.DY FJALË SI FRYMA JOTE
(vallë, mund të burgoset ndjenja në “bërthamat” e fjalëve, apo secila fjalë duhet të jetë e ëmbël rreth e rrotull zemrës së vet, e sheqerosur, e ëmbëlsuar bërthamje… si ndonjë fjalë-qershizë?)S. Guraziu
Mos hamendëso, s’janë “lot krokodili”
fjalët e mia sot, por as lotësh të hidhur,
kristalesh fals, bërthamash të ndulkura,
as fjalë zemërbrydhur – si një qaralaç,
bohorritje, ky vajtim i shurdhër gjoja,
një ujvarë e bruztë pa asnjë lot, ehuuu
si bohorriten burrat… pa ndalë, si shiu
brerojnë ashtu imtësisht, një jetë
fjalësh pa zemra, imcake, lot-pikash
të pakuptimta, një Amazon e shterrojnë,
një Mississippi “mbrapsht” e kthejnë…
andej kah rrjedha e dhimbjes – dhe shih,
prapë buzëqeshin ëmbël, por s’ia dalin
dy fjalë t’i lidhin dot, t’i zbusin si frymë,
si pëshpërimë, lëvizje buzësh, “whisper”
skaj laprës së ngrohtë, vetëm dy fjalë
të “zakonshme, të lodhura nga e thëna,
që nga të vjetra të reja”* do ishin për ty,
dy fjalë që të bindin, vetëm dy sosh
që fashitin secilën dhimbje në zemër,
që vulosin vetë vulën e ndjenjës tënde,
dy fjalë si fryma jote… dhe ti të besosh!* shprehje e huazuar, varg-segment… nga një vjershë e Alfonsina Storni
Ars Poetica [ www.letrat.eu ]