Shkelja, borxhi publik u rrit 4 muaj para miratimit të ligjit. Çdo shqiptari i duhet të paguajë 2300 euro

0
57

TemA Online, 25 Mars 2013

Kur në mesin e dhjetorit qeveria miratoi në Kuvend rritjen e kufirit të borxhit publik në 62.2%, pati shumë kritika për shkak të rrezikut që i kanosej stabilitetit ekonomik të vendit. Por, duket se borxhi publik ishte rritur në fakt katër muaj para se të ligjërohej në Kuvend, raporton gazeta “Shqip”.

Sipas të dhënave të fundit, për vitin që lamë pas, borxhi publik në vend ishte rreth 833 miliardë lekë, ndërsa këtë viti pritet që të rritet, duke shkuar në 898 miliardë lekë, ose 6.5 miliardë euro.

Duke bërë një llogaritje, del se mesatarisht çdo shqiptar duhet që të paguajë 2300 euro për të shlyer këtë borxh, ndërsa çdo familje shqiptare 6500 euro./b.l