Naser Aliu, këshilla të afërmve të Berishës: Ndihmojeni të japë dorëheqje

0
42

ResPublica.al, 24 mars 2013

A është Berisha sociopat? Naser Aliu përgjigjet që “po” duke përdorur dhe kriteret e Mike Adams në përkufizimin e një sociopati në një dyfaqësh te Dita, që ka hapur dhe gazetën. Një sociopat, është joshës, ka një sekt ithtarësh që e ndjekin nga pas duke e konsideruar si guru a profet, është spontan e intensiv, shpik gënjeshtra e ekzagjerojnë paturpësisht kur flasin, bëjnë monologë e përdorin gjuhë poetike, urrejnë humbjen dhe nuk e pranojnë, jnaë shumë inteligjentë çfarë i bën të rrezikshëm, nuk ndjehen kurrë fajtorë e nuk kërkojnë kurrë ndjesë. Sociopatët jnaë të paaftë të dashurojnë…

Aliu shprehet se “ai na befasoi të gjithëve me pasaporta për shqiptarët, ai na befasoi të gjithëve me nacionalizmin, ai na befasoi të gjithëve me me idenë për të votuar dhe fëmijët, ai na befasoi të gjithëve me muxhaehdinët, ai po vazhdon të na befasojë… dhe krejt kjo nervozë dhe këto abortime idesh janë si tregues se ka kuptuar se në rrugë të drejtë nuk i fiton zgjedhjet. Sipas tij, monarkia ishte e Zogut, diktatura e Enverit, ndërsa demokracia është e tij..”

Naser Aliu arrin në konkluzionin se sociopatët modernë jnaë rrezik për të gjithë dhe shpesh fundosin dhe shoqëri të tëra në kaos, dhe lëshon një Post Scriptum: “nuk do doja të isha në rolin e Edi Ramës. Këshilla të afërmve të Berishës që del si derivat është kjo: ndihmojeni të japë dorëheqje. Ndryshe dhembja do të jetë e madhe, për të, për ju dhe për vendin…”

k.c.