NJË THIRRJE MORALE NË KËTË BOTË

0
50

Phil Bosmans, „LULET E FATIT DUHET T`I MBJELLËSH VETË“, poezi – lutje, botoi ShB.„SHPRESA“, Prishtinë 2002, faqe 128. Nga gjermanishtja e përktheu Zef Ahmeti. ISBN 9951-406-13-0.

Poeti Belg Phil Bosmans, është teolog, filozof, psikolog, sociolog dhe më në fund edhe poet që shkruan një poezi të veçant e cila krejtsisht është në funksion të mediacionit psikologjik, prandaj poezia e tij dallon për shumçka, ajo na del si lutje dhe me një përmbajtje meditative. Poezia e Phil Bosmans ka një frymë bashkimi, dialogu dhe tolerance mes njerëzve, mes racave njerëzore dhe mes besimeve fetare.

Phil Bosmans u lind në vitin 1922, në Gruitrodeu, në provincën Limburg të Belgjikës. U shugurua meshtar në vitin 1958. Është rregulltar i bashkësisë së Monfortinëve. Vitet e para i kaloi si meshtar mes puntorëve në Francë. Pas një kohe shërbimi që bëri në Francë, kthehet në vendlindjen e vetë Limburg ku fillonë predikimet në “misionet popullore”. Në famullinë Horpmaal e godet një sëmundje e rëndë. Për dy vjet mbetet në kuorim thuaja i palëvizshëm. Ai, është themelues i misionit “Bashkimi pa emër – lëvizje për kulturën e zemrës” (1958). Në vitin 1969 publikohet bilteni i parë K13, organ i lëvizjes “Bashkimit pa emër”, (K13 – sipas Letrës së parë drejtuar Konrintianëve 13 – Himni i dashurisë). Libri i parë i Phil Bosmans është “Menslief, ik hou van je” (I dashur njeri, unë të dua), që shënoi një njohje të autorit në nivelet letrare me përmasa ndërkombëtare. Deri më tani ai ka botuar më tepër se 30 libra dhe i janë përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës. Librat e tij kanë patur sukses në treg, duke arritur më tepër se dhjetë milion kopje.

Megjithatë Phil Bosmans kulminacionin e afirmimit të tij e arrin si poet, libri „Lulet e fatit duhet t’i mbjellësh vetë“ që tani i ofrohet lexuesit shqiptarë është vetëm një pjesë e vogël nga opusi i tij letrar. Tër përpjekja e autorit, qoftë edhe përmes këtij libri ka qëllim human dhe moral për ta ndihmuar njeriun përkatsisht lexuesin në rrethana të thyerjeve shpirtrore dhe ekzaltimve të mëdha, që pastaj ai, pra njeriu t’i kthehet normalitetit dhe ti jap forcë e guxim për të përballuar sfidat e jetës.

Me një fjalë vargjet e Phil Bosmans janë si një kurë shpirtërore për njeriun, si ilaç për t’ia larguar depresionin, për ta braktisur vetmin dhe për t’ia shtuar besimin në vetvet, pra për ta gjallëruar. Në rrethanat kosovare ky libër është një shembull i mirë se si duhet sfiduar të gjitha krajatat e jetës, të gjitha përjetimet e tmerrit dhe dhunës qytetare dhe si duhet shkëputur mendjet nga skemat e tmerrshme të luftës, gjenocidit dhe çmendisë njerëzore.

Teologu, po më drejt të themi poeti Phil Bosmans përmes porosive të shndërruara në formë vargjesh ka zhvilluar fushen e mediacionit poetik dhe mesazhet i dalin edhe më melankolike, më përmbajtsore, më humane dhe shumë më të përjetueshme. Ai duke ditur mirë psikologjinë e njeriut të rënë në kujtime, në thyerje të mëdha shpirtërore, dhe duke njohur edhe mundsinë e kapjes së gjërave, librin e ka strukturuar në një formë të posaqme që vështirë mund të kategorizohet si libër poetik, po më mirë të themi libri është si diskurs i një strategjie për të arritur qëllimin e tij profesional.

Prandaj nese libri kategorizohet në një libër thjesht poetik, mesazhet e tija janë krejtsisht laike, pra lutje për të përmirsuar botën e tendosur nga superarmatimi dhe nga tendencat për një shkatrrim bërthamor. Por këto janë vetëm disa nga pjesët e porosisë morale, filozofike dhe teologjike që ka libri, për ta mbrujtur botën njerëzore nga virusët shkatrrues sepse më shumë vret fjala dhe pabesia se sa një destinacion armatimesh të pafundme megjithatë qysh në parathënjen e librit për botimin në gjuhën shqipe ai do të shkruaj: „Bota të cilën po e jetojmë ende është fushëbetejë e përhershme. Njerëzit rrahen edhe për copën më të madhe të ëmbëlsirës, ndërsa më vendimtarja është e drejta e më të fortit“.

Phil Bosmans gjithmon është në anën e të pafuqshmit sepse „të pafuqishmit janë gjithnjë viktima“, duke konstatuar se „kjo botë, pak nga pak, do të bëhet e pabesueshme për njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm“, prandaj i shqetsuar ai vazhdimisht „thërret për një <zemër> në këtë Botë!“. Si poet, si njeri, si intelektual dhe më në fund si predikues i ka mbetur besnik misionit të tij në shërbim të njeriut dhe në shërbim të njerëzorës. Ai vazhdimisht e ka këshilluar njerun që të përmbahet që mos ta lëndoj tjetrin sepse para Zotit do të thoshte duhet të dalim të gjithë të barabart sepse „Zoti e urren çdo dhunë, Zoti dëshiron të jemi miq me njëri-tjetrin, si një familje dhe bijtë e tij“.

Këto predikime që i theksuam më lartë shprehen edhe më kuptueshëm dhe me një lakonizëm të qartë përmes vargjeve të strukturuara si poezi. Mbase Phil Bosmans të shkruarit poezi e ka nisur me mesazhe të shkurtëra të vëna në kartela të cilat kishin një porosi e përmbajtje meditative dhe tek më vonë ato strukturohen si lutje me porosi të fuqishme duke i dhënë pastaj edhe vlera artistike në formë të poezive të cilat së shpejti do të vërshojnë botën, kurse autori nga vepra në vepër do t’ia ngrit peshën mendimit të shprehur qoftë si predikues ose thjesht si krijues letrar.

Një vargë poezish që në titull shpjegojnë përmbajtjen duke dhënë edhe porosin psh: „Çka jam unë pa të tjerët“, „Mos thuaj diç të mrekullueshme, thuaje të vërtetën“, „Mos e fillo ditën e sotme me zhurmën e djeshme!“, „Një zero e madhe“, „Mos krijo nga <shërbimi> yt!“etj. Por, Phil Bosmans përmes titujve të poezive-lutje ka bërë atë që rrallë e ndeshim në poezinë e shkruar: „Majtas: njerëz. Djathtas: njerëz. Gjithkund: njerëz“, „Një buzëqeshje dhe ti do të bëhesh më i bukur!“, „Unaza e martesës: e bukur për t’u bartur, e rëndë për ta mbajtur,“, „Çka jam unë pa dashuri?“ etj.

Ndër poezitë e përkthyera në këtë libër do veçojmë atë „Dashuria nuk shikon në ngjyrë partiake“:

„Politika e mirë para së gjithash
i merr parasysh njerëzit…

Politika e mirë i kushton
vëmendje krejt të veçantë
problemeve dhe mjerimit të të dobëtëve
njerëzve të pafuqishëm“

Ajo, pra politika duhet të krasitet si pema sepse edhe:

„Pemët e mëdha duhet të krasiten,
për t’iu dhënë dritë, ajër e jetë,
bimëve të vogla dhe pak diell,
që i duhet secilit pa përjshtim.“

Poezia: „Dashuria nuk shikon në ngjyrë partiake“ faqe 18.

Një karakteristikë e veçantë e strukturimit të poezisë së Phil Bosmans është edhe dukuria e pjesëve dhe pjesëzave që dalin si citate, si mesazhe, si porosi, apo më mirë të themi ato janë thjesht lutje, me një fjalë: predikime të vyeshme për ta kufizuar njeriun në bëmat e tij të pakuptimta. Në shumicën e rasteve këto citate janë të shoqëruara edhe me fotografi të cilat sikur janë bërë e projektuar me porosinë e autorit.

Nganjëherë fotografitë provokojnë mendjen e lexuesit për të lënë me kuptuar se autori ka qenë i impresionuar nga një pamje impozante në fotografi që ia kanë ndezur iden e mendimit për ta krijuar poezinë. Si duket duke për t’iu shmangur mendimit plagjiator ai fotografinë e vënë ballë për ball me poezinë për ta zbërthyer njëra-tjetra kuptimin e qëllimshëm dhe mesazhin përmbajtsor të fotografisë apo të autorit Phil Bosmans dhe fare natyrshë ato mbështeten dhe përmbahen njëra në tjetrën ose anasjelltas. Ashtu siç është vlerësuar nga e gjithë kritika letrare, poezia-lutje e Phil Bosmans është në shërbim të njeriut dhe njerëzimit në përgjithsi.

SHËNIME PËR PËRKTHYESIN:
Zef Ahmeti (1975). Lindi në fshatin Stubëll të Vitisë. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes ndërsa gjimnazin në Viti dhe Stubëll. Në vitin 1995/96 regjistrohet në universitetin „Karl-Franzes“ – Fakulteti Juridik në Graz të Austrisë, dhe në vitin 2000 ka diplomuar në shkallën e parë të këtij fakulteti. Semestrin veror 2002, fiton një bursë nga byroja për lidhje ndërkombëtare e Universitetit të Grazit për një studim hulumtues në Universitetin St.Gallen në Zvicër, kurse në semestrin dimëror të atij viti kalon student i rregullt në Fakultetin Juridik në St.Gallen dhe tani është apsolven.

Në fushën e përkthimeve veçojmë: „Qëndrimi, puna dhe azili në Austri“, „Lulet e fatit duhet t’i mbjellësh vetë“ të Phil Bosmans, përkthime shkencore të historianit gjerman Georg Stadmüller, botuar në revistën „Urtia“ nr.14, Zagreb 2001, shkrimin e psikologut austriak Alfred Adler „Ndikimi i familjes në edukatën e fëmijës“, botuar në revistën „Shpresa“ në Prishtinë, përkthimin nga shqipja në gjermanisht të rezymesë përmbledhse të librit „Bibla në letërsinë shqipe“ të studiuesit Isak Ahmeti etj.

Ka bërë edhe shkrime në gjuhën gjermane qoftë si punime seminarike në universitetet Graz dhe St.Gallen siç janë: „Kosova çështje juridike apo politike“, Graz. „Pavarësia e Kosovës, arsyet për dhe kundër“, përkthyer në anglisht nga Arben Çokaj. „E drejta penale në Kanunin e Lekë Dukagjinit“, përkthyer nga gjermanishtja në shqip dhe anglisht nga A.Çokaj, bashkautor me dom Fatmir Perajn „Aborti vrasje e fëmijës së posalindur“, pa harruar edhe punimin seminarik „Të drejtat dhe detyrimet e gazetarit në Zvicër“.