Pse nuk u arratis Berisha nga Shqipëria kur shteti ra më ’97-ën?

0
36

TemA, 17 Mars 2013

DITA ka zbuluar dje disa nga urdhrat sekretë për vrasje masive në ’97-n të firmosura nga Gazidede, dhe mbi të gjitha, momentin kur Berisha po vendoste të arratisej jashtë shtetit. Të intervisutar nga Kujtim Boriçi, del se ka qenë vetëm një argument i dy ish-ushtarakëve madhorë të thirrur me urgjencë në mesnatë në Presidencë ku Berisha, (pas largimit të familjes kishte mbetur me 4-5 më besnikët), e pengoi ish-Presidentin të mos realizonte në çastet e fundit ikjen jashtë vendit.

Ndër dëshmitë (që ‘Dita’ i zotëron) një nga ushtarakët rrëfen: “Ishte pak para mesnate. Një i njohur, në telefon, më thotë të bëhesha gati se do të vinte të më merrte se më kërkonte me urgjencë Berisha në Presidencë. Ishte situatë e tensionuar dhe flitej nga ora në orë, njerëzit e armatosur mund të vinin nga jugu në Tiranë. Shkova në Presidencë. Bashkë me kolegun, ishim të tre në zyrën e Berishës. Ishte shumë i shqetësuar. Me sa pamë, kuptuam se ai ishte bërë gati të largohej nga vendi. Na u drejtua: “Tek ju kam besim, ndaj duhet të më thoni drejt këtë, për sa kohë vijnë në Tiranë rebelët e armatosur nga Vlora?

I thamë se për vetë largësinë, lëvizjet në grupe të organizuar e me objekt, minimalisht duan 4 apo 5 ditë. I ndryshoi fytyra. Tha diçka të lidhur me kohën e mjaftueshme për ndryshimin e situatës. 4-5 ditë iu dukën të mjaftueshme për këtë. Biseda e bindi që nuk ishte e nevojshme të largohej urgjentisht. Dhe në fakt, Berisha nuk iku. Më pas u nënshkrua pastaj ajo që njihet si marrëveshje…”

http://respublica.al/artikuj/2013/03/17/pse-nuk-u-arratis-berisha-nga-shqiperia-kur-shteti-ra-me-97