Nga Ermira Babamusta, Ph.D.
Arlington, Virgnia 14 mars 2013 – Ceremonia e betimit e Sekretarit Amerikan të Mbrojtes, nr. 24të, z. Chuck Hagel, u mbajt në orën tre, me 14 mars 2013 në Arlington Virginia, Sh.B.A. Takimi u hap me lutjen nga figura fetare e Senatit Amerikan, Chaplin Barry Black. Më pas Gjenerali ushtarak, Martin Dempsey, kreytari i Kreytarëve të Bashkuar të Stafit “Chairman of Joint Chiefs of Staff” tha fjalët e hapjes:
“Ngjyrat nacionale tonat (forcat mbrojtëse), rreth 2.4 milion mezi presin udhëheqjen tuaj. Keni udhëhequr gjatë jetës tuaj që në Vietnam, në botën e biznesit, në Kongresin në Amerikë, dhe më së fundmi në akademinë universitare. Sot ju vazhdoni të udhëhiqni në këtë funksion shumë me rëndësi,” tha Gjenerali Martin Dempsey.
Më pas gjenerali prezantoi Zv. Presidentin Joe Biden dhe e falenderoi atë për shërbimin mbi 40 vjet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për dedikimin e tij ndaj kombit, si dhe si një figurë e dashur ushtarake që ka treguar përkrahje të madhe për familjet ushtarake.
“Kam admirim për kurajon e Chuck, jo vetëm për atë fizike që ka treguar në Vietnam, por edhe atë morale, parë nga të gjithë ata në jetën publike. Një gjë për Chuck në karrierën e tij, unë kurrë nuk kam takuar as një senator ose kongresmen me një integritet si të tij. Kjo është vetia kryesore që i nevojitet për këtë punë. Kur presidenti i pyeti për opinionin e tij kritik që ndikon jetën e mijëra vetave, ai e din që mund ta shikojë këtë njeri në sy dhe t’i japi opinion e tij me fakte. Kjo është tamam ajo që do marri ai. Chuck vjen i përgaditur dhe është më i kualifikuari në këtë moment historik. Jo vetëm që ai është i qartë dhe ka njohuri për integritetin tonë fizik, por ka dhe njohuri të madhe në punët e jashtme,” tha Zv. Presidenti Joe Biden.
Pasi Zv. Presidenti Biden dha fjalimin e tij gjatë ceremonisë së mirëpritjes, ai ftoi Sekretarin e Mbrojtjes, Chuck Hagel, i cili dha fjalimin e tij për amasadorë, figura të larta dhe stafin e departamenteve të ndryshme të qeverisë amerikane. I pranishëm ishte dhe Sekretari i Shtetit John Kerry. Sekretari Hagel falenderoi z. Biden për miqësinë e tyre prej vitesh dhe foli për sfidat për politikën e jashtme dhe botën:
“Pavarësisht sa lart në pozitë je, feja, profesioni dhe miqësia do kenë vlerë kur vjen fundi. Gjithmonë gjykohemi nga miqësia dhe me të cilët shoqërohemi. Nuk ka bashkëpunim më nobël se ai me gratë dhe burrat që i shërbejnë kombit në mënyra joegosite. Falenderoj veteranët dhe atyre që janë dhe do vazhdojnë të shërbejnë, jam shumë krenar të jem në këtë pozitë. Jam i përkushtuar për ju, dhe gjithmonë do bëj të mirën për politikën tonë.
Dua të përmend disa persona që kanë shërbyer me Tomin dhe mua në Vietnam, disa prej tyre nuk i kam parë që në 1968. Randy Zogal, faleminderit për shërbimin tuaj të shkëlqyer për kombin tonë. Jan Bacon me tre fëmijët e saj, dhe burrin, Jean Bacon, që ka shërbyer në zonat e luftës. Vlerësoj kreytarin Dempsey (Chariman) për shërbimin e tij dhe partneritetin tonë. Ai është një person shumë special, një ushtar unik, dhe i gjithëanshëm, dhe që kupton si kjo botë ka kuptim. Jam shumë krenar ta njoh atë. Falenderoj Ash Carter, faleminderit për shërbimin tuaj të vazhdueshëm dhe vlerën tuaj për institucionin tonë. Mirëpres këtë partneritet me ju,” tha Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sektretari Hagel gjithashtu falenderoi dhe paraardhësit e tij në këtë pozitë, Leon Panneta, ish drejtorin e CIAs, dhe ish Sekretari i Mbrojtjes me shërbim nga vitet 2011 deri2013, si dhe Bob Gates që shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes nga 2006 deri 2011. Më pas, Sekretari Hagel foli rreth rolit lider të Amerikës, për dinamikat e globalizimit dhe sfidat botërore:
“Secili në këtë dhomë e din që udhëheqja është një biznes i një ekipi, nuk është njëri prej nesh individualisht. Secili ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme, për arsye se po ndërtojmë diçka më të madhe se vetja, për një qëllim të lartë dhe interes të përbashkët. Ky është komponenti kryesor i ushtrisë tonë. Kemi shërbyes publik shumë të mirë si në qeveri dhe në shtet. Ky biznes është unik në këtë mënyrë. Do na duhet një përpjekte e bashkuar e një ekipi për të ndihmuar për të korrigjuar veten së pari, ku jemi dhe nga kemi ardh si komb. Si kemi dalë nga lufta e dytë botërore, hasim sfida dhe kërcënime të reja. Esenca e gjeneratës tonë është t’i përgjigjemi këtyre sfidave.
Jemi në një kohë të njëjtë, por më të komplikuar, më dinamike, me qendra fuqish të përhapura dhe kërcënime të ndryshme. Është diçka që Joe Biden foli më parë, që na kujton pse Amerika është forca më e fuqishme për të mirë në botë. Nuk besoj se Zoti na ka bërë më të mirë ose më të zgjuar. Por ajo që na ka dhënë Zoti është një mundësi për të ndërtuar gjëra si kushtetuta, dhe një shoqëri që beson në zbatimin e ligjit dhe rregullin. E gjitha është për një mundësi për t’u bërë më të mirë dhe për të korrigjuar veten. Kemi qenë të suksesshëm ndër vite.
Përqindja e gabimit nuk egziston më sepse kemi teknologjinë, globalizmin dhe armë të sofistikuara. Do na nevojiten duar të sigurta të udhëheqjes. Dua të theksoj pikën që tha dhe Joe Biden më parë, në komentin e tij bujar për mua, për zgjedhjen e Presidentit për mua, dhe përkrahjen e madhe edhe kur nuk ishte e lehtë për të më përkrahur. Presidenti më ka dhënë këtë mundësi të madhe të jem pjesë e kësaj detyre me ju. Do ju jem gjithmonë mirënjohës. Presidenti, ashtu si Joe Biden e kupton që kjo kohë unike kërkon udhëheqje të caktuar, që ka gjithmonë rëndësi po jo gjithmonë kritike. Është kritike tani. Të kem mundësinë të punoj me John Kerry, Bill Berns, nme secilin departament, dhe anëtar të kabinetit, kur marrim një hap pas dhe mendojmë për këtë, kjo është më e madhe se të gjithë ne së bashku. T’i kemi këto mundësi do të thotë, të mendojmë kush jemi, dhe ku jemi në këtë moment. Jo të gjithë e kanë këtë mundësi të influencojnë dhe të përcaktojnë botën, të ardhmen dhe një botë të lëkundur. E kemi këtë mundësi tani. Kjo është historike.
E dimë që në këtë rast të veçantë, ushtritë ndër vite, si dhe qeveritë si shoqëritë janë detyruar t’i adaptohen realitetit të kohës, dinamikave, sfidave dhe kërënimeve të reja. Ato që nuk u adoptuan, janë mposhtuar, kanë rënë ose nuk egzistojnë më. Serioziteti ku jemi sot është i kësaj mase. E ardhma e shtetit tonë është në rendin botëror e përcaktimit.
Aleancat dhe marrëdhëniet janë kryesore për të gjithë ne. Sepse kemi në duart tona mundësinë dhe potencialin për të shkatërruar njerëzimin. Është kaq serioze, dhe kur mendojmë për 25 vjet, dhe 2 miliard më shumë njerës në këtë tokë, nuk do ta bëjë më të lehtë punën. Këto janë sfidat dhe realitet që janë para nesh tani.
Me gjithë këto vështirësi të shekullit 21, kemi shumë potencial për të bërë mirë, nëse jemi të zgjuar dimë se si i përdorim burimet që kemi, dhe ndërtojmë marëdhënie bazuar në interesa të përbashkëta. Këto janë qendra e njerëzimit. Fillojmë nga brenda me interes të përbashkët. Nuk e imagjinoj dot një shtet ose një fis ose cilindo pjesë të shoqërisë pa patur më shumë inters të përbashkët sesa diferencë. Dua t’ju them që e vlerësoj dhe e kuptoj këtë. Do mundohem t’i përshtatem këtyre realiteteve kur punoj me ekipin. Së bashku do e bëjmë botën më të mirë, dhe do e bëjmë një botë më të mirë për të gjithë njerëzimin,” përfundoi Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Ceremonia u mbyll me bekimin e z. Barry Black.