Baza financuese e SHIK-ut, tërësisht kriminale

0
48

Bota Sot | 06.03.2013

Heshtja e Blerim Kuqit nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen e UÇK-së dhe të vlerave të luftës. Disa duzina kriminelë, nuk përfaqësojnë popullin dhe as UÇK-në.

Garda eprore e SHIK-ut, e instruktuar nga kasta zyrtare komuniste e Tiranës, huazoi metodat kriminale të partizanëve të Enver Hoxhës, përgjatë Luftës të Dytë Botërore dhe më pas të regjimit të tij fashizoid gjysmë shekullor, për marrjen e dhunshme të pushtetit dhe të ruajtjes të këtij pushteti super-kriminal.

Përrallisjet e SHIK-asit Sokol Dobruna me shokët e tij xhelatë, synojnë arritjen e dy qëllimeve bazë: E para, legalizimin e organizatës ilegale të SHIK-ut, së bashku me krimet e bëra, në emër të një patriotizmi fiktiv të “veprimeve specifike” dhe të “interesit kombëtar”, – siç thonë ata!

E dyta, promovimin e personelit të SHIK-ut si “themelues të UÇK-së” dhe “sakrificat” e “meritat” e tyre në “luftën heroike për lirinë e Kosovës”!!!

Blerim Kuqi duhet ta mbrojë veten nga akuza, e dezertorit të luftës dhe jo UÇK-në
Kryetari i Gjykatës të SHIK-ut, Sokol Dobruna, në referencën e tij për ekzekutimin e Blerim Kuqit, shpëtimin e tij e shpjegon me mungesë të plumbave qorr dhe të skuadrës pushkatare! Kujt ia shet këto përralla ky zotëri stalinist-vrastar? Komunistët të ekzekutojnë edhe me çekan kokës. Kujtojeni ekzekutimin makabër të kuadrit të lartë të LDK-së, Shaban Manaj dhe bindeni për këtë të vërtetë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)