ResPublica.al, 21 shkurt 2013
Gazetat dhe edicionet informative të televizioneve dhanë dje një lajm të çuditshëm me titull “Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i shtetit të Nju Jorkut”. “Ishte i çuditshëm për një numër arsyesh, – shkruan Mustafa Nano sot në të përditshmen SHQIP duke e konsideruar mbi të gjitha një ngjarje që nuk e nderon gazetarinë shqiptare.
Shkruan Nano ndër të tjera për Spahiun: “Ndërsa po shkruaj këto radhë, më vjen pak turp që po harxhoj kohë e energji për t’u marrë me një karafil të tillë, që s’e ka për gjë të shpërndajë për lajme, e të shesë për arritje të vetat, halucinacione të kësaj natyre. Dhe në fakt, pyetja më e parë që më lind në këtë histori është pikërisht kjo: Si ka guxuar të shkojë deri në këtë pikë? Si ka guxuar të sajojë një gjë, që nuk qëndron as në qiell, as në tokë? Si nuk i ka shkuar mendja se kjo rrenë me bisht do të zbulohej aty për aty? Është i pafytyrë, i marrë, apo idiot? Apo është “të tria bashkë?”
Shkruan Nano ndër të tjera për mediat: “Befasia e dytë ka të bëjë me ne, gazetarët.. E kemi publikuar fare pa të keq, mes një shkujdesjeje të hatashme, këtë lajm të rremë nga koka te këmbët. Nuk na falet që nuk i kemi lejuar vetes as dyshimin më të vogël përballë kësaj sendërgjie, që ia bën mú që është sendërgji, nuk na falet që e kemi publikuar ashtu si na ka ardhur, d.m.th të shkruar në versionin orwell-ian të shqipes, në newspeak-un tonë pra, e të panënshkruar nga një autor, nuk na falet që e kemi publikuar pa bërë asnjë verifikim, e pa iu referuar asnjë burimi, dhe së fundmi nuk na falet që bëhemi instrumente të një propagande kaq vulgare..” (a.n.)
Nano i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/21/kreshnik-spahiu-te-…







