“Foli kapoja i Trustit të Gështenjave. S’bëjmë kompromis me kërmat politike”

0
72

TemA, 20 Shkurt 2013

Ish- studenti i Lëvizjes së Dhjetorit, Shinasi Rama, aktualisht pedagog i Universitetit të Neë York-ut në SHBA, me rastin e 20 shkurtit, 22 vjetorit të rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha, ka shkruar në statusin e tij në Facëbook: “Po kujtoj me shumë nderim e respekt miqtë e mi studentë dhe pedagogë, pjesëtarë të Shoqatës Studentore “Fan S. Noli”, që frymëzoi, ideoi, organizoi, dhe drejtoi Grevën e Urisë që solli në shembjen e mitit qendror të diktaturës së atëhershme. Pak vetë e dinë se vetëm pak minuta para hyrjes në Grevën e Urisë, vetëm 108 studentë kishin nënshkruar, dhe nga këta, shumica dërmuese vinin nga anëtarët e mbështetësit e shoqatës “Fan Noli.”

Hyrja e të tjerëve ishte një gjendje më vete dhe që duhet shpjeguar dhe që gjithsesi nuk i heq asgjë heroizmit të tyre. Por në këto momente, kisha dashtë me kujtue e me nderue atë grupin e ngushtë të drejtuesve të Shoqatës dhe promotorët e vërtetë të Grevës së Urisë, Arben Likën, Arben Sulon, Edmond Bushatin, Xheni Taninin, Vilsa Dade, Edvin Shvarc, Alban Picin, të ndjerin Fred Gemin, si dhe pedagogët patriotë Mehdi Shehu dhe Ukë Buçpapaj. Pavarësisht rrugëve që kanë marrë në jetë, të gjithë shqiptarët e kanë një borxh nderi me ua kthye këtyre djemve e vajzave të papërsëritshme dhe studentëve të tjerë pjesëmarrës.”

I pyetur nga një prej miqve të vet në FB, se “a e kish dëgjuar se kush kish folur sot te sheshi i studentëve”, Shinasi Rama i përgjigjet: “Nuk e dëgjova, por e marr me mend. Me siguri vjen nga Mbajtësi i Epruvetës me Kripëra të tepërta, Furnizuesi i Berluskonit me Mish të Bardhë, Bankieri i Parave të Pastra të Piramidave, Garantuesi i Superfuqisë Energjitike, Ricikluesi i Legenëve e Spiunëve në PD, Projektuesi i Centralit Bërthamor, Ndërtuesi i Shkodrës Veneciane, etj, etj. Njerëzit e dinë të vërtetën, por janë të paaftë ta thonë dhe dëgjojnë këtë kapon e Trustit të Gështenjave… ne po e themi tonën, po nuk e dëgjon njeri. Do ta them sa të kemi jetë sepse është e vërteta dhe jeta e jonë. Nuk bëjmë kompromis me plehrat e kërmat politike”.