AJET DELAJ
NEW YORK
Une mendoj se nuk i duhet kushtuar shume vemendje z Selami ne aktin e tije te rikthimit si akt privat por ne rikthimin e tije si fenomen ne po te njejtin vend pa fjale e 18 vjet pas.
E para duhet thene se shtypi ka te drejte te germoje ne jeten e cdonjerir kendej e andej oqeanit kur kerkon te behet perseri figure publike.
Ruajtja e “figurave” nga armiqte e klases mendoj se ka kaluar me kohe e nuk duhet te kthehet me. Se dyti ata qe marrin persiper te shkruajne dicka per dike qe jeton ne perendim e kryesisht ne Amerike duhet te njohi jeten Amerikane nese realisht kerkon te jete I besueshem ne ato qe shkruan.
Se pari shkuarja ne gjykate per te zgjidhur nje mosmarveshje per nje gjobe polici , aksident me makine, renten e apartamentit apo me dentistin doktorin e gjera te kesaj natyre eshte gjeja me normale e jetes se nje amerkani.
Ketu eshte gjykata qe i zgjidh tera mosmarveshjet dhe qytetaret nuk kane asnje nevoje te shtyhen apo te vriten per kurrgje sic ndoll random ne Atdheun tone te dashur qe njerzit vriten per nje gardh apo per nje te gervishtur makine.
Tani ti referohemi problemit te dyte divorcit te z. Selami. Ne shoqerine e lire perendimore divorci eshte pjese e jetes se shoqerise perendimore por kur flitet per politikanet puna ndryshon.
Edhe politiknet natyrshem qe kane te drejte te divorcohen dhe kete te drejte jua jep ligji si gjithe te tjerve. Por morali i shoqerise perendimore e diferencon politikanin nga pjesa tjeter e zakonshme e shoqerise persa i perket divorcit.
Nese politikani divorcohet ai “vdes” politikisht. Nuk ka rendesi se kush e kishte fajin ne familjen e tije e rendesishme per shoqerine Amerkane eshte se ai politikan qe divorcohet nuk ka qene i zoti te menaxhoje familjen e tije e nuk ka si menaxhon jetet tona te komunitetit qe kemi shume e shume me problem se problemet e nje familje.
Per nje shqiptar qe shkon ne Amerike ka dy mundesi qendrimi si azilant politik apo si bashkim familjar.
Ne Amerike shqiptaret kane shkuar qe ne fillimet e shekullit te kaluar natyrisht fluksi i tyre ne periulla kohore te ndryshme ka qene i ndryshem mirpo une dua te ndalem ne periullen pas 90tes.
Dihet qe shoqeria shqiptare e pas 90 trashigoje problem te medha nga sistemi criminal komunis si ne mentalitet e menyren e organizimit dhe funksionimit te shtetit e rotacionit te pushtetit deri edhe me arme e ndaljen e luftes civile u be e mundur nga intevenimi i forces ushtarake te BE pasi NATO nuk e pranoje ne ate kohe lideri i perjetshem Berisha i pare.
Dihet qe shqiptaret kane vazhduar te shkojne ne Amerike edhe kur ne pushtet kane qene trashigimtaret komuniste “socialistet” edhe kure kane ardhur misionaret e tyre “demokratet” ne te dyja rastet me te drejte ane perfituar azil politik nga Shteti Amerikan.
Qe njeriu ka te drejten e tij te kthehet ne vendin e origjines ne çdo kohe kjo nuk ka asnje dyshim por kur vjen puna per “politikanet” e aq me teper si z. Selami, mendoj se duhet te japi nje spjegim public, se çfare ka ndryshuar per mire per shqiptaret e natyrisht edhe nje zyrtar per Amerikanet aq me teper kur kthehet ne te njejten parti e nen e njejtin pushtet e shtet te partise shtet.
Nese i referohemi dokumentave te Keshillit te Europes, Brukselit e Washingtonit te bera update here pas here verejme me keqardhje se Shqiperia se paku gjer tani nuk ploteson pothuaj asnje parameter te nje shteti demokratik e shoqeri e lire duke filluar me mohimin e te drejtes se votes se lire e te ndershme e te era lirite e te drejtat themelore te njeriut te mohuara e cenuara duke filluar me lirite fetare e njerzore e te pronsise pasi nuk ka si te ndolle ndryshe nen nje pushtet e shtet ilegjitim te pambeshtetur me voten e popullit.
Nese marrim anen tjeter te medaljes te nje luftetari” te lirise per vendin e tij te z. Selami, ku ka vendosur te sakrifikojne ne ekstrem per lirine e demokracise e shqiptareve me se pakti duhet te kishte bere publike nje platformë te qarte ne menyre qe te kishte mundesi ta paraqiste sakrificen e tije si te moralshme e ne sherbim te lirise.
Dhe ajo çfare dua te them eshte detyrimi i cdonjerit qe kerkon te perfshihet ne politiken aktive ne sferat e larta apo me poshte te nje vendi te nje resume apo atobiografi siç i thone ne shqip, pasi kjo eshte detyrim ketu ne shoqerite e lira edhe nese pretendon te aplikosh per nje pune fare te rendomte.
Dihet qe Amerika eshte vendi i oportuniteteve te medha per njerzit e talentuar dhe une njoh me qindra shqiptare qe kane shume me pak vite ne Amerike se z. Selami, qe kane avancuar studimet e tyre e punojne per Local e Federal Government e biznese private prestigjoze ne rol menaxherial, gje qe eshte nje pervoje e kulture e jashtezakonshme, nese vjen dita e vihen ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve gje qe fatmirësisht mikja jone e madhe Amerika na e lejon nje gje te tille.
Amerikanet kane nje proces te arrire natyralizimi gje qe nuk do te thote se vetem qendrimi ne Amerike te ben te fitosh pervojen Amerikane. Duhet te studiosh e punosh fort qe te arrishe standartet e shoqerise se avancuar Amerikane, pasi duhet thene se shqoqeria Amerikane ka disa nivele, ka edhe homeless…
Pra fenomeni i kthimit “trurit” ne Shqiperi duhet pershendetur pas kaq kohe emigrim, nese realisht ky mund te quhet “tru” ose natyrshem te tere ata qe jane kthyer, po kthehen e do kthehen, e kane detyrimin moral te tregojne jo vetem motivin por edhe arritjet ne begraundin e tyre profesional e kulturor, qe kerkojne ti vene ne sherbim te Atdheut tone.
Nese pushteti i sotem apo i neserm, kerkon qe zgjatimet e listes se Ramiz Alise, apo te ndonje liste tjeter t’jua shese shqiptareve si “mesine”, qe po vjen per shpetim, besoj se shqiptaret e kane fituar aq pervoje e pjekuri qe te mos e hane dy here sapunin per djathe, siç e hengrem ne 90-ten.







