ResPublica.al, 16 shkurt 2013
Në një intervistë për Shqiptarja.com sot, Paskal Milo, ish-Ministër i Jashtëm, rikujton Rambujenë dhe faktin që Sali Berisha, asokohe në opozitë, ishte kundër nënshkrimit të marrëveshjes e cila i hapi rrugën çlirimit të Kosovës.
“Ai, duke qenë i prirur për të kundërshtuar çdo inisiativë a veprim të qeverisë shqiptare në atë kohë, edhe në këtë rast bëri të njëjtin veprim, edhe pse me qendrimin e tij iu kundërvu edhe qendrimit të SHBA-së dhe BE-së. U bëri thirrje shqiptarëve të mos shkonin në Rambuje, madje shprehimisht ka thënë: ‘kush shkon në këtë konferencë është tradhëtar i Kombit!’” kujton Milo.
Një tjetër aktor i plitikës kosovare, Adem Demaçi, gjithashtu iu kundërvu Rambujesë, sipas Milos se “nuk ishte shumë i informuar dhe duke qenë se kërkonte një rol protagonisti, përtej kapaciteteve të tij të mundshme…”
k.c.