Mafia që na qeveris

0
38

Mitat Shuli

Çfarë duhet të ndodhë që shoqeria shqiptare më në fund të reagojë ? Që ashtu si popuj e vende të tjera të ndalim një qeveri që hapur dhe përdite punon kunder interesave tona si shoqerori e si komb. Pas gjithë ketyre skandaleve që pasojnë njëri tetrin i fundit ai i importit të mbetjeve industriale e radioaktive njeriu pyet… ç’duhet më? Deri kur?

Më në fund pas asaj që pamë në “fiks fare” ku autoritetet doganore të Barit të Italisë na thanë e zeza mbi të bardhë se sa ton mbetje të rrezikshme kanë hyrë në Shqipëri kemi një çertifikim zyrtar se në vendin tonë hyjnë mbetje të rrezikshme e njëherësh të jashtëligjshme. Bëhet fjalë për mijëra tonelata mbetje, sasi që ka ardhur duke u shtuar nga viti në vit. Çështja nuk është më politike, në kuptimin që nuk kemi të bëjmë me fjale, premtime, ideplogji e simpati për njerin apo tetrin krah politik. Po shkurt qeveria po na helmon tokën, ujin dhe ajrin e vendit ku kemi lindur dhe fëmijet tanë do rrisin të tyret. Ky është krim dhe s’mund të quhet ndryshe. Ky është aktiviteti dhe burimi i të ardhurave të atyre që quhen EKOMAFJE.

Mbetjet urbane dhe industriale jane i fundit biznes i grupeve kriminale. Dhe ne jemi një destinacion i preferuar i mbetjeve pa adrese e me karta te trukuara. Vendet serioze apo firmat serioze që operojnë në sektorin e mbetjeve në vendet e zhvilluara nuk kanë destinacion Shqipërinë. Konventa ndërkombetare ndalojnë vendet e pasura të përdorin vendet e varfëra si kosh plehrash ku mund të depozitojnë mbetjet e tyre.

Por edhe sepse jemi të njohur për mungesen e impianteve të përpunimit, rregullave e legjislacionit në trajtimin e mbetjeve, e pa dyshim për mungesen e sigurisë dhe respektit ndaj ambientit e jo vetem. Mjafton një kërkim i shkurtër në internet e do vertetoni sa më sipër. Ju kujtohet treni i famshëm me mbetje që përfundoi në Shkodër në fillimet e tranzicionit. Kemi arsye të mendojmë se vendi ynë ka qënë një han pa porta në gjithë këto vite. Pyetjet drejtuar qeverisë tani janë preçize dhe kështu duhet të jenë edhe përgjiget.

A dihet saktësisht rruga e këtyre mbetjeve, pra ku kanë përfunduar ato?
A kemi ne impiante për trajtimin e këtyre mbetjeve?
Apo mos vallë kanë shërbyer si lëndë e parë dhe ne cilin sektor?
Janë groposur gjëkundi në tokë, apo derdhur lumenjve duke helmuar në mënyrë të pakthyeshme këtë copë vend? Por keto pyetje kaq serioze e delikate do benin për të qeshur këdo nëse kemi parasysh Ata të cilët duhet të na japin përgjigjet e munguara.
Kështu B-ja do përgjigjej se fajin e ka opzita, që nuk voton tre ligjet.

Ti do insistoje, Zoti B. ku kanë shkuar këto mbetje?Po flasim për bateri me përmbajtje plumbi, ilaçe të skaduara, vajra e lëndë tepër ndotëse, efektet e të cilave zgjasin qindra vjet, elementë radioaktive..
Dhe Ai vazhdon “e siguroj z. Rama se do marrë përgjigjen që meriton me 23 qershor”. Ateherë dorëzohesh dhe thua me vehte, ky i varferi ka rrjedhur, ndoshta mosha, ndoshta.., le… që kështu ka qënë qysh në fillim. Të vjen ndërmend ministria e mjedisit dhe menjehëre ministri, Fatmiri Mediu, po pikërisht ai …Fatmiri i Gërdecit. I kujton vehtes se ky është vertet rasti kur posti i rëndësishëm është i lidhur me “karrierën dhe rezultatet” para emërimit në këtë post.

Megjithatë “pas veshit e kanë” thua me vehte, një çikë optimizëm nuk bën keq.
Një tjetër fakt shton dyshimet se toka jonë është helmuar në mënyrë te vazhdueshme dhe në sasi gjithnjë e më të mëdha, dëshmia e një doganieri që pasi denoncoi u detyrua të merrte arratinë. Sepse denoncimi tek Kryeministri jo vetëm nuk ndali fenomenin por e detyroi të ikë. Në dëshminë e tij ka fakte tronditëse (sikur se dinim) duke filluar me kamionë që hyjnë në Shqipëri por nuk kontrollohen sepse urdhërat nga lart nuk e lejojnë këtë. Sikur të jenë helme apo mbetje radioaktive???

Natyrisht që Shqipëria jonë është e vogël dhe do ishte krim makabër që për një grusht eurosh këto lëndë të vijnë nga vende shumë më të mëdha e të zhvilluara e të na helmojnë fushat e burimet në mënyrë të pakthyeshme. Ndoshta këto mbetje sapo kalojnë doganat iu drejtohen pikërisht maleve a kodrave ku mbulohen apo lumenjve për tu derdhur sepse impiante përpunimi nuk kemi. Di që kostoja e përpunimit të mbetjeve industriale është shumë e lartë dhe kam frikë se tek ne as nuk ekziston një zinzhir i tillë.

Dëshmia vazhdon me denoncimin e faktit se eksportojmë trupa ahu e pishe ndërkohë që me ligj është e ndaluar.Një provë tjetër se kjo qeveri i ka shpallur luftë ambientit duke e shkatërruar atë dhe pasojat do jenë te paimagjinueshme.

Ndonjë mund edhe të thotë të kundërtën jo sepse nuk është e vërtetë por sepse makutëria ia ka zënë sytë. Jam i bindur se ambienti do të jetë një nga sfidat më të mëdha që kemi përpara. Dhe se duhet përmirësuar kuadri ligjor, rritur kontrolli dhe kultura ambientale në përgjithësi. Si dhe ndëshkuar rëndë këdo që abuzon me të.

Ky vënd nuk është pronë për ta plaçkitur por ua kemi marrë borxh brezave që do vijnë, duke ua lënë sa më të mirë sa më të pastër. Por këtë ndoshta nuk mund ta kuptojë një klikë që ka si qëllim të vetëm pasurimin me çdo kusht e çdo mjet.

Klika e papërgjegjshme ndaj qytetarëve dhe territorit, së sotmes dhe të nesërmes nuk kupton e zënë siç është me grabitjen ajo nuk ka kohë të dëgjojë. Shqiptarët në shekuj janë kujdesur për fushën dhe malin, ujin dhe tokën sepse dimë njëlloj si Indianët e Amerikës se kur druri i fundit në pyll të jetë prerë, kur lumi i fundit të jetë helmuar dhe peshku i fundit të jetë kapur lekët s’do na hyjnë më në punë.