Ironia e Rexhep Qosjes: Do sjellin kokën e Ali Pashës? Po këtë e kanë bërë dhe synet

0
32

ResPublica.al, 6 shkurt 2013

Herë pas here, Rexhep Qosja shfaqet në shtypin shqiptar me kritika për regjimin e Berishës. Shfaqet me shkrime apo intervista, në Gazetën Shqiptare apo në shqiptarja.com. Dje dhe sot kish dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen që njëherë e një kohë ish e Carlo Bolino-s, e sot e Irfan Hysenbelliut.

Intervista përshkohej nga një nerv i qartë opozitar, por në të binte në sy nënvizimi që ai bën lidhur me idenë bajagi të çuditshme të Berishës për të sjellë në Shqipëri kokën e prerë të Ali Pashë Tepelenës. Dhe Qosja ka gjetur rastin për të bërë ironi: “Prej Berishës duhet pritur që të kërkojë pjesët e lëkurës së pashallarëve shqiptarë të bërë synet, kur ishin fëmijë. Ka se ç’të kërkojë kryeministri ynë (vini re! “Ynë”, thotë Qosja), pasi prindërit e disa pashallarëve tanë, kur i bënin synet fëmijët, kërkonin që lëkura e pjesës së synetuar të mos hudhej kudoqoftë, por ‘të varrosej’.”

Dhe me këtë, thotë Qosja, turbo atdhetarit tonë i hapet një punë e re.

Re.Pu.