Çfarë duhet t’i bashkojë forcat opozitare?

0
20

Nga Bledar H. Prifti, 22 janar 2013

Ish Presidenti Bamir Topi deklaroi para disa ditësh se me Edi Ramën e ndanë ideologjia kurse me Sali Berishën e ndanë morali politik. Por ai nuk përmendi se “cfare e bashkon” me secilin. Ish Presidenti dhe shumë të tjerë brënda opozitës, përfshirë këtu edhe atë socialiste, duhet ta kuptojnë mirë se situata në të cilën ndodhet sot politika Shqiptare nuk lë shumë vënd për preferenca dhe diferenca ideologjike midis partive politike në opozitë. Cdo polarizim ideologjik brënda opozitës do të rriste mundësitë e pushtetit për të mbijetuar në një përplasje me forcat opozitare.

Nuk ka vënd për shpalosje programesh të majta apo të djathta pasi politika dhe populli nuk po vuajnë nga ideologjia e majtë apo e djathtë por nga padrejtësia, barbaria, dhe hajdutëria e pushtetit Berisha-Meta. Pushteti Berisha-Meta është një pushtet i cili pasi kapet publikisht duke vjedhur reagon kundër popullit duke e vrarë po publikisht. Prandaj largimi dhe shkatërrimi i këtij pushteti duhet të jëtë prioriteti numër një i mbarë forcave politike opozitare majtas e djathtas.

Fakti që politika shqiptare është futur në një konflikt të egër nga ku palët nuk arrijnë një konsensus midis tyre është dicka pozitive dhe që jep shpresë. Nuk mund të ketë paqe dhe konsensus midis një hajduti dhe një njëriu të ndershëm apo midis një barbari dhe një njëriu të civilizuar. Kaq duhet kuptuar! Fatkeqësia më e madhe për shoqërinë shqiptare do të kishte qënë nëse të dyja palët do të kishin arritur konsensusin apo paqen midis tyre.

Sali Berisha dhe Fatos Nano gjithmonë kanë dëshmuar gadishmërinë për të arritur konsensusin dhe paqen midis tyre, përfshirë edhe gjatë dhe pas vitit të zi 1997, pasi janë po këta dy që kanë arritur konsensusin për të vjedhur dhe masakruar shqipërinë dhe shqiptarët në mënyrë sistematike për 22 vjetë. Konflikti i vazhdueshëm Berisha-Rama (pushtet-opozitë) tregon se palët kanë interesa të ndryshme dhe se ato janë totalisht të ndryshme nga njëra tjetra si në karakter ashtu edhe në moral dhe ideologji.

E gjendur në këtë situatë dhe përballë këtij pushteti, misioni i opozitës, majtas e djathtas, duhet të jetë shkatërrimi i pushtetit primitiv Berisha-Meta dhe fillimi i një periudhe të re me një politikës bashkkohore me rregulla loje të mirpërcaktuara dhe me aktorë veprimet e të cilëve të burojnë nga ideologjitë dhe morali politik i pranuara nga mbarë shoqëria. Morali apo ideologjia e vetme e PS, AK, dhe FRD duhet të jetë shkatërrimi politikisht i lidershipit dhe kastës së pushtetit hajdut dhe barbar.

Në luftën e dytë botrore, Roosevelt, Churchill, dhe Stalin krijuan një aleancë të përbashkët vetëm për të shkatërruar Hitlerin edhe pse ata e dinin se pas shkatërrimit të Hitlerit ata do të ishin kundërshtarë të njëri tjetrit. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe midis PS, AK dhe FRD. Ato duhet të krijojnë një aleancë të përbashkët për të shkatërruar pushtetin Berisha-Meta edhe pse ata janë koshient që pas rrëzimit të Berishës dhe Metës ata do të jenë kundërshtarë ideologjike me njëri tjetrin. Dhe kjo nuk do të thotë krijimin e një kualicioni parazgjedhor të përbashkët por sulme të pareshtura në drejtim të një pushteti që nuk njeh ideologji e moral por vec hajdutëri dhe maskarallëk.

Kjo është mëse e mundur pasi përvec aspektit politik, palët ndahen edhe në aspektin personal. Është e vërtetë që politika në shumicën dërrmuese të saj është makiaveliste/pragmatiste po aq sa është e vërtetë se kur politika bëhet personale me sulme kundër personit politikan dhe familjes së tij/saj, natyra njërzore dikton që njëriu i goditur të mos njohë asnjë lloj makiavelizmi tjetër përvec atij të hakmarrjes personale politike për të vënë në vend nderin dhe krenarinë pa të cilën një politikan (madje edhe njëri) nuk mund të jetojë gjatë. Ne jemi dëshmitarë të faktit se në shumë raste konflikti politik shndërrohet gjithashtu në një betejë midis individësh, në të cilat përtej qëllimeve politike qëndrojnë edhe qëllimet personale për tu hakmarrë dhe mbrojtur nderin apo egon e tyre.

Edi Rama, Bamir Topi, Kreshnik Spahiu, dhe përkrahësit e tyre respektivë kanë shumë gjëra që i ndjanë, por ata kanë një gjë shumë të rëndësishme që i bashkon: rrezimi dhe shkatërrimi politik i Sali Berishës dhe patericave të tij. Duhet të kuptohet se nuk është e domosdoshme që ata të mblidhen së bashku tek sheshi (“te sheshi te sheshi ta hedhim qelbësirën”) nën një koalicion parazgjedhor për të hedhur posht “qelbësirat” e pushtetit. Mjafton që gjithsecili prej tyre ta bëjë rrëzimin dhe shkatërrimin politik të Berishës qëllimin kryesorë të fushatës elektorale.

Përtej ndasive ideologjive, motoja e gjithë partive opozitare duhet të jetë për një drejtësi ku gjithkush të jetë i mbrojtur në të drejtën e tij/saj, për një demokraci ku gjithkush të ndjehet i lirë në mendimet dhe zgjedhjet e tij/saj, dhe për një mirqënie ku gjithkush të ndjehet i sigurt në pronën e tij/saj dhe në mundësitë e barabarta për të shijuar të mirat që ofron Shqipëria e begatë. Si hap i parë drejt suksesit, të gjithë duhet të punojnë për rrëzimin e pushtetit Berisha-Meta, edhe nëse do të duhej të thërrisnim: “te sheshi, te sheshi t’i hedhim qelbësirat!”. (Dita)