“RRI SHTREMBËR, FOL DREJTË”, nëse je SHQIPTAR…!!!

0
51

Shqipëria, vendi më i keq për të jetuar, të ardhurat 3.5 herë më pak se mesatarja e BE!

Shqipëria konsiderohet si vendi më i keq për të jetuar. Nga studimet e publikuara së fundmi thuhet se, Shqipëria është vendi i dytë më larg standardeve të BE-së ndër 35 vendet e Europës. Sipas indeksit të përvitshëm që botohet nga Instituti i Shoqërisë së Hapur në Sofie vendi ynë renditet i parafundit në listë; e fundit renditet Bosnja ndërsa e parafundit Shqipëria.

Studimi
Indeksi i Konvergjencës, i cili tenton të masë se ku ndodhen ish-vendet komuniste në raport me standardet e Bashkimit Europian merr parasysh katër kolona kryesore, që janë ekonomia, demokracia, cilësia e jetës së qytetarëve dhe mirëqeverisja, dhe rezultatet tregojnë se asnjë nga këta tregues nuk shkon mirë në Shqipëri. Sa i përket fushës së ekonomisë të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë 3.5 herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian.

Punësimi
Norma e punësimit, që shpreh numrin e atyre që kanë një punë ndaj totalit të personave nga 15 deri në 64 vjeç është vetëm 48.4 për qind, ndër më të ulëtat në kontinent. Po kështu, infrastruktura e dobët rrugore dhe klima e rënduar e biznesit penalizojnë renditjen e Shqipërisë në këtë tregues. Në kolonën e dytë, atë të demokracisë, pakënaqësia e shqiptarëve me mënyrën si fuksionon sistemi demokratik në vend dhe liritë e cenuara e rendisin Shqipërinë sërish të parafundit në Europë.

Pabarazi ekonomike
Sa i takon cilësisë së jetës, renditja përkeqësohet nga pabarazia e lartë ekonomike, mundësitë e pakta që ofron për shqiptarin mesatar sistemi arsimor dhe treguesit e dobët të shëndetësisë, që lidhen me jetëgjatësinë dhe vdekshmërinë foshnjore. Tek dy treguesit e fundit vendi renditet në ekstremin negativ.

Korrupsioni
Në kolonën e fundit që mat indeksi, atë të mirëqeverisjes, nënvizohet korrupsioni i lartë, mungesa e kontrollit mbi këtë fenomen, destabiliteti politik dhe tensionet e brendshme në vend. Shqipëria prej vitesh shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por përtej procesit politik, vendi ynë sipas këtij indeksi, është ai që ndodhet më larg Europës, përvec Bosnjes.