TIRANE – Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të dy ditëve më parë që ka zgjatur vetëm 15 minuta, kreu i mazhorancës Sali Berisha ka qenë më i qartë se kurrë në mesazhin që ka përcjellë për të gjithë anëtarët.
Sipas burimeve brenda kryesisë së PD, Berisha është shprehur se listat e kandidatëve për deputetë do t’i bëjë vetë. Duke qënë se në dy zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të vitit 2005 dhe ato të vitit 2009 si dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2007 dhe të vitit 2011 listat e kandidatëve kanë ardhur dhe si propozime të bazës dhe kanë vendosur forumet e PD, këtë radhë mësohet se Berisha ka deklaruar në mbledhjen e dy ditëve më parë të kryesisë se këto zgjedhje janë një bast personal i tij, pasi bëhet fjalë për përpjekjen për të marrë një mandat të tretë. Dhe duke qënë në këto kushte, atëherë kandidatët për deputetë do përzgjidhen nga vetë ai.
*Shkrimin e plotë mbi bisedën e zhvilluar me dyer të mbyllura në kryesinë e PD e lexoni në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com (PDF)