“Të mallkuarit”

0
44

Pandeli Majko / Ish-Kryeministër, 03.01.2013

Shënimin e parë për 2013, po e nis me një fotografi të trishtuar për historinë e Shqipërisë. Ajo i takon pjesëmarrësve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.

Viti 2013 është 100-vjetori i vendimeve të saj. Fotografia paraqet “të mallkuarit” që kthyen rajonin në një “fuçi baruti”…

Seanca e parë e Konferencës u mbajt ne 17 dhjetor 1912 dhe mori këtë emër nga fakti që pesë Fuqitë e Mëdha të kontinentit ishin prezantuar nga ambasadorët e tyre të akredituar në Londër.

Konferenca vendosi krijimin e KOMISIONIT NDERKOMBETAR TE KONTROLLIT, një nga objektivat kryesore të të cilit do te jetë caktimi i kufijve të shtetit të ri shqiptar. Ai do të konfirmojë kufijtë veriore dhe verilindore ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të fiksuara nga vendimi i datës 22 mars 1913 dhe, nga protokolli i Firences, nënshkruar në 19 dhjetor 1913, kufijtë jugorë me Greqinë të parafiksuara në datën 10 gusht 1913.

…“Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet të njohur, kjo (zgjidhje) në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha, nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi për Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në të mirë të paqes së Evropës”.
(Deklaratë e Edward Grey – sekretari i jashtëm britanik, në 12 gusht 1913 në Dhomën e Komunave)

Fantazma e gabimeve që kujton kjo foto vazhdon të qëndrojë ende në Ballkan…