“Vrasja e Ziverit rikoshet, si të pështyj unë dhe të kapë Berishën në fytyrë, pasi bën rikoshet tek Jozefina”

0
78

TemA Online, 27 Dhjetor 2012

Edhe pse vrasja e Ziver Veizit gjatë demonstratës së 21 janarit u faktua me anë të filmimeve si e qëllimshme, ekspertët shqiptarë kanë arritur në përfundime të ndryshme. Ata shprehen se ka mundësi që Ziver Veizi të jetë vrarë me një plumb rikoshet.

Kjo ka sjellë edhe irritimin e mjaft njerëzve, ndërsa deputeti socialist, Erion Braçe, shprehet i revoltuar, duke thënë se kjo punë është sikur ai të pështyjë dhe të zërë Berishën në fytyrë, pasi bën rikoshet tek Jozefina.

“Kjo puna e rikoshetës mu në zemrën e Ziver Veizit është kështu: Pështyj unë dhe kap Sali Berishën në surrat, pasi bën rikoshet tek Jozefina”, shprehet Braçe.

———————————

Komente:

snaiperi — 27 Dhjetor 2012
Bukur Brace. Me nje gur vrave nje Korb dhe nje Kukumjace.

————-

Shtegtari — 27 Dhjetor, 2012 në 4:17 pm
Bravo per komentin je treguar nje “snaiper” i vertete, origjinali: me nje gur vret dy zogj, zogjte te kenaqin shpirtin, ata te dy veç zogj nuk jane

————–

ismaili — 27 Dhjetor 2012xhozi ka zog

————-

Daut Skela, Vlore — 27 Dhjetor 2012

Turp i Zotit! Mjere Shqiperia ne duar t e bastardeve qe ka rene.
Ky specialist duhet te denohet per deshmi te rreme dhe falsifikim te dhenash, shperdorim detyre etj …
ne mos po te marre nje koqe plumbi rikoshet.

http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/vrases-ne-liri-ndrea-prendi.html