TCH bën një llogaritje sipas të cilës Argita Berisha del profesori universitar më i paguar në… planet

0
28

ResPublica.al, 26 dhjetor 2012

Pak kohë më parë, gazeta prestigjoze “New York Times” botoi një artikull provokativ mbi universitetet që japin pagat më të larta për profesorët. Lista kryesohet nga universiteti i mirënjohur i Harvardit, ku një profesor me kohë të plotë fiton mesatarisht 191 mijë e 200 dollarë në vit. Më pas renditja vazhdon me universitetin e Kolumbias, atë të Cikagos dhe në vendin e dhjetë qëndron ai i Pensilvanisë, ku një pedagog me kohë të plotë fiton mesatarisht 170 mijë dollarë në vit.

Kjo ishte lista e shkolave private. Në universitet publike pagat janë më të ulëta. Në krye të listës së tyre qëndron instituti i teknologjisë së Nju Xhersit, ku një profesor me kohë të plotë fiton rreth 151 mijë dollarë në vit, ndërsa në vendin e dhjetë është universiti i Ratxhersit në Kamden, ku paga vjetore e pedagogëve është 137 mijë dollarë.

Pagat e profesorëve shndërrohen jo rrallë në objekt të debateve publike në Shtetet e Bashkuara, pasi shpesh ato etiketohen si një nga faktorët që mbajnë lartë kostot e arsimimit për amerikanët.
Në Shqipëri problemi nuk ekziston, pasi realiteti është shumë i ndryshëm. Paga e një profesori shqiptar në universitetet publike nuk e kalon shifrën 8 mijë dollarë në vit. Diferenca me Shtetet e Bashkuara është e dukshme, mbi 20 herë, por jo gjithmonë.

Prej disa ditësh opozita ka vënë në qëndër të denoncimeve të saj, pasurinë e kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij. Duke referuar shifrat në deklarimin zyrtar të pasurisë, rezulton se vajza e kryeministrit ka fituar nga mësimdhënia në shkollat e vendit, publike apo private rreth 146 mijë dollarë vitin që kaloi.

Me këto shifra, zonja Berisha qëndron në mënyrë komode në listën e profesorëve më të mirëpaguar amerikane, që japin mësim në shkollat më prestigjoze të botës. Sërish, ky krahasim është në shifra nominale, pasi po të përkthehet sipas fuqisë blerëse dhe të ardhurave mesatare për frymë, një pagë 146 mijë dollarë për një profesor shqiptar e vendos atë automatikisht në majën e piramidës së pagave për këtë profesion. TCH

————————————

Komente:

nga Dritan | 26 dhjetor 2012

Te marresh mesim nga Argita, eshte nje degjenerim total. Nuk e kuptoj si ka prinder injorante qe i cojne femijet e tyre neper shkollat ku jep mesim argita.

Te te mesoje argita eshte njesoj sikur te ngelesh ne klase.

—————–

nga Anonim | 26 dhjetor 2012

Tani Forbes do te kerkoje te klonoje dhe Argiten qe te kete dhe Harvard the Yale nje te tille 🙂

—————-

nga Anonim | 26 dhjetor 2012

Babi eshte lidhur me mafien nderkombetare dhe ka futur ne loje gjithe familjen, kete e dine te gjithe shqiptaret. Kan kaq dite vetem kercenojne dhe skan as nje argument??? Kjo familje nje dite do t’i paguj vuajtjet qe po kalojne shqiptaret. Me dhjetra firma ndertimi kane falimentuar se “babi” i ka mashtruar dhe ka tre vjet nuk ju jep leket(mbi 100 milion Euro)??? E bija super pasurohet pa as nje biznes??? Fundi i tyre duhet te jete si ai i Gadafit…

——————

nga Anonim | 26 dhjetor 2012

Une jam vete pedagog te Fakulteti i Drejtesise i Universitetit Jo-publik Kristal. Pagat aty jane te njohura per te gjithe dhe levizin plus minus tek 3000 lek te reja/ora (minus 10% tatimin mbi te ardhurat). Argita eshte pedagoge aty tek ne (teorikisht). Nuk e kam pare asnje here ne aulat e fakultetit dhe po keshtu asnje student. E kam pare njehere duke hyre te zyra e presidentit A.Muca.

Prandaj Meti ka gati nje vit qe nuk paguan rrogat e pedagogeve, po kursen per te paguar kryepedagogen:)…

——————

nga anonim | 26 dhjetor 2012

sa e shemtuar !