Çfarë ka bërë ky engjëll për të merituar këtë vdekje? (VIDEO)

0
80


TemA, 13 Nëntor 2012

Një vogëlushe vetëm pesë vjeç vdiq në spital pasi babai i saj e kishte rrahur me kamxhik dhe metal të nxehtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Vogëlushja Lamaa vdiq pas muajsh vuajtje. Ajo kishte krahë e kafkë të thyer si dhe nxirje në kokë.

Al Arabiya raporton se fëmija ishte torturuar nga babai dhe njerka e saj.

Raportohet se babai i saj ishte një studiues fetar, që predikonte për fenë në kanalet televizive satelitore.

Nëna e vogëlushes tha se fëmija është abuzuar prej tetë muajsh. Ajo bëri apel publik që ish- burri i saj dhe gruaja e tij e re të ekzekutohen për këtë që ka bërë.

Disa media thonë se babai i vajzës kishte qenë dikur i varur nga droga. Më pas nisi të predikonte.