U dorëzua vallë shkrimtari Philip Roth ?

0
103

Arjan Th. Kallço

Dhe vjen një ditë…kjo do të ishte nisja më e mirë për një artikull që ka në qendër të vëmendjes një shkrimtar, artist, shekcëtar apo sportist. Ndërsa për njerëzit e tjerë ajo ditë do të ishte zakontë, e thjeshtë, e dashur pas një pune të gjatë, për njeriun e fjalës dhe të artit do të ishte e pazakontë. Por nëse nuk është ndarja nga jeta që e ndal shkrimtarin, fat që nuk është në dorën e tij, e ndal ndërgjegjia e vet, pasi e ka kuptuar se e ka dhënë maksimumin dhe tash nuk ka se çfarë të japë më. Ky është një moment tepër kritik, pasi ndahesh përfundimisht nga sakrificat e së ardhmes dhe mbetetsh tek e tashmja dhe tek e kaluara, tek veprat e shkuara që presin vlerësimin e kritikëve të ndryshëm që do të vijnë. A ka më se çfarë t’i thotë botës? Ka plot gjëra të tjera që mund t’i thotë jo detyrimisht me forma letrare.

Por ka kuptuar në vetvete se në vend që të shkruajë vepra mediokre dhe pa asnjë horizont mesazhesh dhe asnjë filozofi, zgjedh pikërisht këto forma ku flet për gjithë përvojën e vet të punës, për arritjet dhe sukseset, si dhe për dështimet dhe ringritjen. Kjo ditë mesa duket trokiti edhe për një shkrimtar të madh amerikan, aq sa lajmi pati një jehonë po aq të madhe në titujt e revistave letrare të Amerikës. Filip Roth u dorëzua – shkruan gazeta New Yorker ku shpjegohet se kandidati i përjetshëm i Nobelit nuk mund të shkruajë më. Gjysëm shekulli në shërbim të letërsisë me një veprimtari intensive letrare, por na dhuroi rreth 30 kryevepra që ende ruajnë gjurmët e jehonës së penës së tij. Mund të përmendim disa prej tyre si Makina njerëzore apo Pastorale amerikane apo tw gjithw ata tituj qw kanw mbetur nw memorien e lexuesit.

E kam të vështirë të shkruaj dhe Nemesis do të jetë libri i fundit – thotë në një intervistë tek revista franceze Les Inrocks. Ky lajm i trishtë, por i pritshëm kishte kohë që po qarkullonte tek njerëzit e tij të dashur. Prej disa vitesh po e përsëriste këtë – thotë miku i tij Remnick që shton se është e vështirë të gjesh një artist në kohët moderne që më shumë se ai iu përkushtua plotësisht artit. Sipas Atlantic që i bën një lloj nekrologjie artistike thotës se Roth është një prej autorëve më të shquar të letërsisë amerikane, duke dashur të theksojë së një autor i tillë zgjodhi pikërisht një revistë të vogël të huaj për të na dhënë lamtumirën. Nuk dua të lexoj më dhe të shkruaj më – thotë shkrimtari – ia dedikova jetën time letërsisë. Studiova dhe dhashë mësim. Shkrova dhe lexova, duke lënë pasdore gjithçka. Brenda meje nuk e ndiej më fanatizmin e shkrimit që provova gjatë gjithë jetës sime.

Roth kishte deklaruar se në moshën 74 vjecare filloi t’i lexonte të gjithë autorët e tij të preferuar, nga Heminguei tek Turgenievi. Dikush mund të mendojë se ky rifillim do të sillte ndonjë frymëzim të ri. Unë mendoj se ai ndiente nostalgjinë e viteve dhe të kujtimeve, të librave të tij të dashur, pasi tashmë misioni I tij ishte pothuaj I plotësuar. Disa kritikë nxituan ta lidhin lamtumirën me librin e tij të fundit Nemesis që flet për falimentimin, sëmundjen dhe pleqërinë. Kush nuk mendon për atë disfatë të njerëzimit që pas fillimit, kulmon dhe më pas e ka një fund jete? Të gjithë njerëzit, por shkrimtarët siç e kam theksuar edhe në artikuj të tjerë nuk kanë vetëm një jetë. Autori e ka ambjentuar në Nju Xhersi gjatë Luftës së dytë, kur ishte vetëm 11 vjeç, por pas 60 vjetësh e kishte të freskët kujtimin e dhimbshëm të epidemisë tragjike të poliomelitit që tronditi jetën dhe psikologjinë e dy brezave.

A duhet t’i bësojmë kësaj deklarate për një lamtumirë? Edhe mund t’i besojmë pa asnjë keqardhje, por kurrë nuk mund ta themi se nuk ka një reflektim dhe më pas një rikthim. Nëse autori rikthehet me vepra të fuqishme, do të jetë i mirëpritur, por mendoj se në atë moshë ai e ka tashmë të qartë në mendje fjalën Mjaft. Një njeri i mençur si Filipi, e ka serizosht këtë ndarje, edhe pse i dhemb. Por dhembja është më e lehtë kur ke vlerësimin e veprave të shkruara, sesa dështimet e atyre që sigurisht do të mbanin firmën e tij, ndoshta do të kenë treg shitje, por që nuk do të ngjizen në zemrën e lexuesit. Këtë fund nuk do ta dëshironte asnjë shkrimtar. Pikërisht këtë mësim të madh të jetës e ka mësuar edhe ai. Sipas teorisë së New York Times autori amerikan, i famshëm në gjithë botën, do të ketë më shumë kohë që t’i sqarojë të gjitha misteret e punës së tij siç bëri në një letër të hapur për Wikipedian dhe të punojë me biografin e tij Blake Bailey.