Idea, 12 nën 2012
Sarandë – Aleanca Kuq e Zi ka shkuar në Sarandë për të vrojtuar dhe mbrotjur kufirin në shenjë reagimi ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm grek Avranopulos mbi paktin e ujërave me vendin tonë.
Aktivistë të AK-së u grumbullaun në kodrat e Ksamilit përballë Korfuzit duke vrojtuar me dylbi kufirin mes dy vendeve, pasi mediat njoftuan për mbërritjen e anijeve naftë-kërkeuse greke.
AK-ja tha se përmes simboleve të vendit tonë do të mbrojnë me çdo kusht dhe në çdo kohë integritetin territorial të Shqipërisë.
AK-ja në Ksamil
“Jemi sot këtu për të nisur vrojtimin e pandalshëm të kufirit shqiptarë dhe integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë. Aktivistë të AK janë në gadishmeri për mbrojtjen e kufirit. Nga sot AK nis regjistrimin e vullnetarëve për ruajtjen e kufirit nisëm kjo që do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. AK kërkon mbledhjen e Këshillit të Siguris ëKombëtare nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe për këtë ai ka vetëm një javë kohë që të angazhojë Forcat e Armatosura të ndalin kompanitë naft-kërkuese greke ose në të kundërt ne do ti dalim për zot mbrojtjes së kufirit dhe territorit shqiptarë. Nga ana tjetër Berisha-Avramopulos po i bëjnë kombit shqiptarë në 100 vjetorin e pavarësisë dhuratën më të shëmtuar në historinë e Shqipërisë të çilët kanë dalë hapur kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen detare”,-tha kreu i AK-së deklaroi Spahiu.
AK-ja mbron kufirin
Ndërkohë që siaps AK-së dhjetra sarandiotë po regjistrohen si vullnetare për mbrojtjen e territorit.
/IDEA/