Idea, 08 Nëntor 2012
Britani – Kancelaraja gjermane Angela Merkel është takuar sot me kryeministrin britanik, David Cameron dhe kryefjala e bisedës ka qenë buxheti i Bashkimit Evropian.
Edhe sot Cameron ka vijuar të mbështesë kërkesën e tij, që të ketë një shkurtim apo ngurtësim të buxhetit.
“Do të ishte gabim që buxheti të rritej, në një kohë kur e kemi të vështirë të marrim vendime të vështira ekonomike, si këtu në Britani ashtu edhe në të gjitha vendet e tjera në lidhje me sjelljen e buxheteve kombëtare drejt balancës. Gjithsesi, do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të mirë për taksapaguesit britanikë, të cilën të mund ta paraqes në Parlament e përballë gjithë popullit”,- tha ai.
Ndërkohë Merkel u shpreh se do të bëhet gjithçka që buxheti të marrë miratimin e të gjithëve, por theksoi se Evropa duhet të investojë për të ardhmen.
“Po kërkojmë një zgjidhje e cila të jetë e pranueshme për opinionin publik, edhe në Gjermani. Tashmë është shumë e rëndësishme ajo që do të bëjmë me buxhetin e BE-së. Kemi parë se jo të gjitha fondet janë shfrytëzuar me efikasitet, në këto vitet e fundit, por Evropa ka nevojë për inovacion, të investojë për të ardhmen e saj, kështu që ne duhet t’i kemi parasysh këto aspekte”,-tha Merkel.
Vetë kryeministri britanik kërkon që të ketë më shumë shkurtime në buzhetin e BE-së për vitin 201-2021. Sipas tij rritjet në buxhet duhet të bëhen në përputhje me inflacionin. Kjo gjë është votuar në Parlament dhe konservatorët e fituan votimin me 307 vota pro e 294 kundër duke kërkuar një reduktim real të shpenzimeve.
/IDEA/







